Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 737 738 739 740 741 742 743 744 745 [746] 747 748 749 750 751 752 753 754 755 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga Pleshtja datë 29 Tetor 2007 - 23:14:

Te urrej apo te dua...!!!
Nuk di se ku gjendem, te ja mbath apo te rri, te tretem apo te jetoj...!
Ti je dhe s'je...Stomakun ne fyt e ndjej, nje kafshatë qe se pështyj por as dot se riperterij...
Nje shuplakë ne fytyre qe dhemb e djeg ne shpirt...
Nga t'ja mbaj, nje udhekryq pa udhë, perpara hapin s'e hedh as mbrapa dot nuk kthehem...
Oh ndjenje e mallkuar, erë shkaterruese, fortunë qe shemb edhe shkembinje - ma more shpirtin!
Me ke lene mes tokes e qiellit...
Pse me thua te dua, kur pluhur i hodhe rruges tone qe as gjurmet mos te mbeteshin...???
Pse qan kur shpirtin me helmove...???
Ç'farë kerkon nga un, mos valle simpati?
Mos duhet te me vije keq per ty?
A mos kerkon qe edhe trupin, kete pjese te mbetur si antikitet i nje ikone te lashte, a mos kerkon qe edhe kete ta copetosh...???
Epo merre nje sopate e jepi fund - nje here e mire, nuk me vjen keq, nuk ka ç'me duhet pasi shpirt e zemer i ke therrmuar...
Nuk ke faj jo, nuk kemi faj - keshtu qenka kjo jete, te tjere duam, te tjere na duan e me te tjere perfundojme... Sa e vertete qe eshte kjo shprehje, shpresoj dhe ti te jesh i bindur per kete?
Sa shpejt u hodhe ne krahet e tjetres, si munde ta bëje?
Ç'farë ke ne vend te zemres, gure apo shkemb?
E ç'kishte ajo me shume qe un s'pata?
Nuk te urrej jo, te betohem... nuk di ne te vertete ç'fare ndjej ne keto momente...!!!
Fat te kesh, ta uroj me gjithe zemer por nuk di sa vlere ka ky urim sepse jemi te vegjel kundrejt forces natyrore, edhe pse un te uroj ajo patjeter do te hakmerret...ehhhh, u lodha, me lodhe...
Nje dite do zgjohem nga kjo enderr e do te mbledh çdo copez timen e dikush ka per t'me ndihmuar ta ngjis perseri, e nese Jo... ska problem, ti qofsh i lumtur...


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 737 738 739 740 741 742 743 744 745 [746] 747 748 749 750 751 752 753 754 755 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.