Forumi Horizont Gjithsej 100 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 100 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Diskutime mbi besimin fetar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18446)


Postuar nga Piktor datë 11 Shtator 2011 - 23:07:

Citim:
Po citoj ato që tha Iyua
Piktor
FLM per mundimin po pse duhet te spostohet komplet tema ne nje teme te pergjithsme kur antari primar e ka hapur posacerisht ne fene ISLAME? Nuk me duket ide e drejte aq me shume per disa postime te kota te transferohet tema ne nje teme te lire BESIMI FETAR? kur thelbi esht per fene ISLAME DHE AGJERIMI!!!
Rishikoje vendimin dhe PLEASE riktheje temen aty ku ishte hapur dhe sposto mesazhet ne nje teme te re ose te vjeter!!

Tema mund te kthehet aty ku ishte por duhet te te sqaroj se eshte me e veshtire qe kjo teme te pastrohet nga mesazhet qe nuk kane aspak lidhje me agjerimin aq me pak me fene myslymane.
Po ashtu edhe mundesia per ta ndare temen ne dy tema te veçanta duhet patjeter nje mesazh fillestar dhe meqe mesazhet ishin prit e percill ishte me e veshtire. E padrejte do ishte te mbyllesh fare ose te fshihej.
Meqe tema u globalizua disi, atehere u pa e aresyeshme qe te spostohet nga sesioni i fese islame ne ate te pergjitheshme ku flitet per besimin fetar.

Shelgu me aq njohuri qe kam mbi fete po te them qe nga lashtesia e prejardhjes se tyre po mundohem te shpjegoj nja dy gjera qe nuk i trajtova mesiper.
Nje here e nje kohe, feja ishte diçka universale. Ne te trajtoheshin shume çeshtje qe me kalimin e kohes moren formen e besimit fetar qe kemi sot. Por ne origjine te gjitha fete jane njelloj. Flas per fete monotesiste.
Normal qe nje njeri si ti i rritur apo mesuar me teorite se feja ka lindur nga injoranca e njerezve, frika ndaj evenimenteve natyrale dhe shume gjerave qe nuk i jepte zgjidhje njerzore u fuste ose u ngjiste shpirtin hyjnor dhe u be feja. Por...
Por studiuesit qe kane zhveshur fene nga ana hyjnore kane arritur ne konkluzione te tjera.
Deri vone te pakten ne vendin tone prifti apo hoxha shiheshin si njerez te Zotit por jo vetem por edhe si doktore, inxhiniere e mesues te mire. Normal qe nje njeri i ditur qe kishte lexuar shume libra krahas dhe librave te shejte si Kurani apo Bibla qe ishin ekskluzivitet i tyre dhe jo i gjithkujt me njohurite e tytre edhe mund te sheronin ndonje semundje, por edhe parandalonin epidemi qe benin kerdine ne ate kohe dhe si edukatore te mire apo si ai bariu me grigjen e vet e drejtonin nga pastertia dhe jo vetem asaj materiale apo mjedisore por edhe shpirterore. Meqenese ti kete te dyten pra shpirterore ndoshta nuk e kupton apo e ndien pasi koha ka evoluar dhe nuk eshte faji yt nje here e nje kohe nuk ishte keshtu dhe ndoshta ti do ishe nje mesues i mire dogmash e doktrinash. Te flasim me mire per te paren, pra qe njerzit kur jane te thirrur ne shoqeri, duhet te rrespektojne dhe ca rregulla qe shoqeria i vendos, keshtu luftohej zgjebja, kolera, lebra e turli lloj semundje e kohes.
Persa i perket dioksines, ne fakt ne ate kohe dioksina nuk ishte problem pasi nuk egzistonte plastika qe eshte shkaktari numer nje i saj por ne shoqerite e zhvilluar te asaj kohe nuk mungonte kurre ushqimi qe gjendej me bollek. Biles njerzit edhe abuzonin me te, dhe sikurse thashe mesiper ata qe po pasuroheshin gjithnje e me shume ne ate kohe dhe jo vetem ata por edhe ata qe ndiheshin mire duhej te kujtoheshin edhe per te varferit dhe te jepnin nje pjese te mishit qe benin kurban apo ne dite te caktuara feste njerzve ne hall e ne nevoje te semureve etj. Sepse dikujt i ndodhte ndonje fatkeqesi e shtepia rrezikohej te shuhej, shoqeria e drejtuar nga "mesuesi" ne kete rast hoxha apo prifti u vinte ne ndihme atyre, tjeter çeshtje eshte se mekembeshin apo shuheshin me kalimin e kohes, por çdo gje behej per presporitet.
E shoh se po zgjatem dhe do kisha shume per te diskutuar por ne ate kohe kishin nevoje edhe per agjerim.


  Gjithsej 100 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 100 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.