Forumi Horizont Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 »
Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Muzika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=16)
-- Perkthime kengesh ne shqip (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3895)


Postuar nga Marmas datë 10 Dhjetor 2006 - 15:11:

Do te duhej deti ...( Ci vorrebbe il mare - MARCO MASINI)

Do të duhej deti që përkëdhel këmbët
Ndërkohë qe ecën drejt një pike që zhduket në horizont
Do të duhej deti mbi kete çimento
Do të duhej dielli me arin dhe argjendin e tij
Dhe për këtë dashuri, bir i një dite vere
Do të duhej kripa për të shëruar plagët

Buzëqeshje të bardha midis buzëve rozë
duke numëruar yje kur qielli prehet

Do të duhej deti për t'u fundosur
tani që po më lë si një pako për botën

Do të duhej deti me furtunat e tij
Që të godasë akoma fort tek dritaret e tua
Do të duhej deti në jetën tone
që të linte jashte si petale luleje gishtat e tu
Kështu që dashurinë tënde mund ta merja e ta ruaja
por për këtë të betohem që do të duhej deti

Do të duhej një det ku të mbyteshe
si ato historitë e çuditshme të delfinëve
që shkojnë breg për të vdekur pranë njëri-tjetrit
dhe nuk i dihet pse
siç do të doja të bëja dhe unë me ty e dashura ime

Do të duhej deti për t'u fundosur
tani që po më lë si një pako për botën
Do të duhej deti me furtunat e tij
Që të godasë akoma fort tek dritaret e tua
Do të duhej deti aty ku nuk ka dashuri
deti
në këtë bote që duhet rindërtuar nga e para
Do të duhej deti
Do të duhej deti
Do të duhej deti
Do të duhej deti


  Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 »
Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.