Forumi Horizont Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5461)


Postuar nga IQVLORA datë 04 Janar 2007 - 01:05:

dizer_7 ke shume te drejte

Dizer_7 ne te gjitha ato qe thua ke plotesisht te drejte.Ata shqiptar, qe jane te shqetesuar per identitetin e vet kombetar jane te paket dhe simbas disa konstatimeve te mia jane 4-5% e tyre.Kryesisht flas per Angline(UK) ku une e njoh mire komunitetin shqiptar i cili jeton ketu.
Po ju jap dy fakte.Tani per vitin e ri shkova per vizita tek disa miqte e mij.
Ne njeren prej familjeve vajza e tyre 8 vjecare kerkoi dicka per te ngrene te cilen e shqiptoi me nje shqipe teper te trashe,por me e keqja se mbi 70% te fjaleve i tha ne English.I jati nje burre i ri nga Burreli ,i foli me nje anglishte te varfer duke mos perdorur asnje fjale ne shqip.
Ne familjen e dyte shkoja per here te pare.Eshte nje katundar shkodran i cili me ishte mburrur se femijet e tij flisnin shume mire shqip.Komunikova me djaline tij 15 vjet me nje shqipe teper te kuptueshme,por ce do se i biri nuk me kuptoi fare.Ai me tha a mund te flasesh ne anglisht se nuk te kuptoj ne shqip.Keto jane vetem dy shembuj,por te till jane 95% e shqiptareve ketu ne UK.Kultura e ketyre njerezve le shume per te deshiruar,sepse edhe ne shqiperi kane bere ose filloren ose e shumta 8 vjecaren.Te paket jane ata prinder qe kane mbaruar nje te mesme ne ndonje qytet dhe minoranca jane ata me shkolle te larte.Une i llogarise ata rreth 0,01%.Kur vete prindi nuk di ta shkruaj dhe ta flasi ne formen e saj korrekte shqipen si mund te presesh qe ai t'ua mesoj ate femijeve te tij.
Por edhe raste pozitive ka,kur prinder apo gjysher punojne edhe me ata femije qe kane lindur ketu dhe u mesojne atyre shqipen.E pergjitheshmja eshte se niveli kulturor eshte teper i ulet.Nuk e njoh komunitetin shqiptar aty ne USA.Nuk dua te mburrem, por femijes tim ,i cili eshte 12 vjet i kam mesuar te flasi,te lexoj dhe te shkruaj shume mire ne shqip.Me shume duhet te beje dhe do te perpiqem qe nje pjese te kohes se lire t'ja kushtoj atij.Kete problem e zgjidh vetem hapja dhe frekuentimi i kurseve te gjuhes shqipe.Por kush do ta beje?Shteti ketu i ndihmon komunitetet me godina dhe bile jep fonde per organizime te tilla.Per mendimin tim perspektiva nuk eshte premtuese per ne shqiptaret e4 UK.
Ndersa persa ju perket shqiptareve ne Greqi,me politikat asimiluese e fyese qe ndjek e ashtuquajtura demokraci alla greke cdo gje eshte e asfiksuar.Shqiptaret kane ndrruar emrat dhe ne shtepite e tyre flitet vetem greqisht.Edhe ne shtepi ata i flasin njeri tjetrin me emra grek.
Pra cdo progres apo regres ne jeten tone varet nga kultura jone.Nqse ne do te vazhdojme te jemi te percare dhe te pa organizuar ne do te asimilohemi.Nuk jemi pak por jemi 1/4 e popullates se vendit qe kemi emigruar.Te gjitha keto pasoja i kemi nga nje kulture e dobet ne 50 vjet diktature.


  Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.