Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Piktor datë 03 Shkurt 2010 - 23:33:

He mo se njeriu me shpresa rron.
Angjel dil anej nga mejhonja me mire.


Postuar nga AngelDevil datë 04 Shkurt 2010 - 02:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me kafshet duhet sjelle si kafshe.
Nuk ta fal njeri lirine, sidomos kafshet.



ke fol tamam si keta personazhet e kronikes se zeze qe folem me siper ... plumbi del me plumb



si dhe njeriu lind i lire, por e prangos kafsheria e injoranca e trasheguar


Postuar nga Fajtori datë 04 Shkurt 2010 - 03:25:

Te keqen e njohurive pacifiste. Cilin revolucion njeh qe eshte bere pa asnje viktime, pa plumba, pa shtenie, pa kurbane, pa demostrata, pa shembuj, pa histori?

E di mire cfare nenkupton nje revolucion apo mendon se fillon e mbaron te xhamlleku?

Revolucioni fillon brenda vetes, meqe se paske kuptuar. Ka te beje me ty, familjen, kulturen qe te kane dhene, permbysjen e nje grupi traditash. Apo mendon se keto gjera i perkasin vetem malokeve, katunareve, krimineleve, dhe lypsave ku ti nuk ben pjese?


Postuar nga AngelDevil datë 05 Shkurt 2010 - 01:24:

Librazhd, vret te emen me sepate

Nje ngjarje e rende ka ndodhur pasditen e sotme ne nje fshat te Librazhdit, ku nje burre ka vrare me sepate te emen e tij.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave autori i krimit ka plagosur me te njejten arme edhe te bijen e tij 14 vjecare.

Burimet saktesojne me tej se menjehere pas vrasjes ai u largua nga vendngjarja dhe shtojne se uniformat blu jane vene ne ndjekje te tij.

TCH


Postuar nga Roi datë 05 Shkurt 2010 - 04:25:

Raportuesi i Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Jaakko Laakso, tha dje në një intervistë për BBC-në, se bojkoti duhet të përfundojë. Por, ai shpreh shqetësimin se kriza politike mund të acarohet. Dhe, për të parandaluar këtë, në 22 shkurt në Shqipëri pritet të vijë delegacioni i KE, me qëllimin për të nxitur një klimë dialogu mes partive politike.

Cili është misioni konkret i vizitës së delegacionit të Këshillit të Evropës në Shqipëri?

Misioni ynë ka të bëjë me krizën politike në Shqipëri. Ne po përpiqemi të japim ndihmesën tonë për të inkurajuar fillimin e dialogut politik midis palëve kryesore si dhe për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me çështjen e bojkotimit të parlamentit. Çdo deputet që është zgjedhur, mund dhe duhet të japë kontributin e tij në Parlament.

Si mendoni se mund të ndodhë kjo? Ju po thoni se thjesht do të ofroni ndihmë që palët të arrijnë një zgjidhje, por kjo krizë vazhdon prej disa muajsh dhe palët nuk kanë treguar ndonjë shenjë se janë pranë kësaj zgjidhjeje.

Po, kriza politike po vazhdon dhe ne jemi të shqetësuar se kjo krizë politike mund të acarohet. Objektivi ynë kryesor është që, para së gjithash, të parandalojmë acarimin e situatës, dhe siç e përmenda, të ndihmojmë për fillimin e një dialogu politik mes forcave politike. Ne kryesisht po mbështesim përpjekjet e Presidentit Topi. Ne mendojmë se ai është ndërmjetësi kryesor, dhe të gjithë aktorët e tjerë duhet ta mbështesin Presidentin. Ne mendojmë se do të jetë e nevojshme që të takohemi me përfaqësuesit e partive politike, jo thjesht që ata të kenë mundësinë të na sqarojnë se ku qëndron problemi dhe se çfarë idesh kanë për të gjetur një zgjidhje, por mendoj gjithashtu se duhet të kemi edhe një takim të përbashkët me të gjitha forcat kryesore politike.

A mund të na thoni se si do të zgjidhet mungesa e përfaqësuesit të opozitës, për shkak të bojkotit, në delegacionin parlamentar nga Shqipëria në Asamblenë e Këshillit të Evropës?

Natyrisht që situata është problematike. Praktika është që delegacioni i secilit prej vendeve anëtare të Këshillit të Evropës përbëhet nga përfaqësues të koalicionit qeverisë dhe të opozitës. Problemi është se opozita shqiptare nuk përfaqësohet në delegacion. Ky është një ndër rezultatet e bojkotit. E vetmja rrugë për ta zgjidhur këtë problem është që t’i jepet fund bojkotit dhe opozita të përfaqësohet në delegacionin shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ashtu siç vepruam në sesionin e fundit, kur opozita nuk i ka përfaqësuesit e saj në një delegacion, ne duhet të shfrytëzojmë burime të tjera për t’u njohur me qëndrimin e opozitës. Kjo është arsyeja që sekretarja për marrëdhënie me jashtë në Partinë Socialiste u ftua të fliste para komisionit të monitorimit, në mënyrë që ne të njiheshim me qëndrimin e opozitës.

Gazeta Shqiptare



Po fillojme te behemi problem serioz per Evropen e cila po na sjell perfaqesuesit per te na thene boll u zute,futuni ne parlament tani se s'ka me lezet..po trashet muhabeti !!!
Tani na mungon vetem te na dergojne nipin e Princ Vidit !!


Postuar nga Fajtori datë 05 Shkurt 2010 - 14:48:

Edhe ne te kaluaren opozita ka ndenjur jashte (qofte PD qofte PS) dhe si ka plasur Evropes.

Nese nuk gaboj ne gjykim, kesaj rradhe fitorja i takon Edi Rames, qe ngriti krizen politike ne nivel Europian dhe me kokefortesine e tij po merr pikerisht ate qe kerkoi, hetimin e zgjedhjeve (ose hapjen e kutive). Nese do ndodhe keshtu bravo i qofte. Por nga ana tjeter duhet pranuar qe Shqiperia po behet protektorat Europian, sepse politikanet tane qe gjoja punojne per Shqiperine shikojne vetem interesin per pushtet. Megjithate kete donin shqiptaret, te nderhynte Evropa, sepse kane me shume besim tek BE sesa tek politikanet e vet, dhe kjo eshte Evropa qe po nderhyn.

Kesaj rradhe edhe parlamenti eshte me i balanacuar, prandaj Salinit po i rreshket pushteti nga duart sado qe ka bere pakte te turpshme me Meten dhe Nanon.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 05 Shkurt 2010 - 22:05:

Re: Librazhd, vret te emen me sepate

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Nje ngjarje e rende ka ndodhur pasditen e sotme ne nje fshat te Librazhdit, ku nje burre ka vrare me sepate te emen e tij.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave autori i krimit ka plagosur me te njejten arme edhe te bijen e tij 14 vjecare.

Burimet saktesojne me tej se menjehere pas vrasjes ai u largua nga vendngjarja dhe shtojne se uniformat blu jane vene ne ndjekje te tij.

TCH




AlbaniSTAN nje kafsheri qe po shohe ne rruget e Tiranes ,nje kryeqytet qe nuk mund ta krahasosh me asnje qytet ne Afrike ...

Njerzit qe jetojne ketu nuk ngjajne fare me nje Europian ,por nje fshatarsi e dukshme ,nuk mund te hysh ne nje zyre se te merret fryma nga ambjente ,te ndotura ,o Zot ku ju dhe se si po jetojne Shqipot..

Nuk mund te ecet ne Tirane asnje rruge nuk e ka emrin rruge ,por rugica ku plerat ,ujrat qe shkojne drejtime ,mes rruges , tregje si ne ate Turqine Aziatike ,pallate ku ,fije korenti te varura mes rrugve ,fytyra te bastarduar .........Nejseeee dhe e bukra e shikoj Tiranen nga nje ana tjeter siper ne makine ,nuk kam kontakt me plurin ,jetoj tek torre Drini po ,ju nuk jeni per ne Europe ....


e harrova Kafshe populllllllllllllll


Postuar nga Piktor datë 05 Shkurt 2010 - 22:59:

Nano në Opinion: Shumë gjëra kanë mbetur pa u thënë

Të enjten në mbrëmje, ora 21.00, Fatos Nano, një ndër personazhet më të rëndësishëm të 20 viteve të fundit, rrëfen në "Opinion", jetën dhe karrierën e tij. Në intervistën e parë të këtij lloji, Nano ju përgjigjet në dy seri, shumë pikëpyetjeve dhe mistereve të këtyre 20 viteve:
Cila ishte fëmijëria e tij?
"Unë e kalova fëmijërinë dhe rininë në shtëpinë e sekuestruar nga pushteti i pasluftës të një tregtari këpucësh, për arsye se nuk kishte paguar tatimin e jashtëzakonshëm të luftës, nga Dibra"
Përse studioi për ekonomi?
"Jo, s’kam kërkuar Ekonomikun. Kërkova inxhinieri të rrymave të dobëta, elektronikën e kohës, kërkova shkenca politike"
Takimin e parë me Ramiz Alinë:
"Në momentet e para që i them tim eti që nesër më duhet të takoj Ramiz Alinë, ishte fundi i vitit 1989. Më thotë, ki kujdes djalë, sepse siç të kam thënë, nuk e lexon dot drejtpërdrejt...është skile."
Gjykimi për drejtuesin komunistë të kohës:
"Në këtë kohë, Ramiz Alia kishte shanset që t'i merrte vendimet më parë se sa të tjerët. Nuk i mori. Nuk ishte strateg, historia nuk e bëri lider, as komunist dhe ishte hezitant i dyzuar dhe i shmangej vendimeve strategjike."
Marrëdhëniet e prishura me Gjermani:
"Ishte që, merrni një vendim politik për të vendosur marrëdhëniet me Brukselin, ne do t’ju marrim për dore dhe do t’ju tregojmë se në cilën zyrë duhet të trokisni."
Fillimin e pluralizmit dhe përse nuk hyri në PD: "Pse, sepse unë kam qenë në themelimin e PD-së me studentët e mi. Se nuk mund të mos e jetoja këtë ngjarje unikale në historinë e vendit."
Ardhjen në krye të qeverisë në 25 shkurt 1991:
"Kur unë mora dosjen e kryeministrit në dorëzim, pashë që rezervat valutore të shtetit ishin vetëm 8 milionë dollarë."
Refuzimin për t’u bërë Kryetar i Ps dhe më pas pranimin: "Në Kongresin e Partisë zgjedhjet dhe propozimet për kryetar do të bëheshin pasdite. Në momentin që dola, më përcjell mamaja në korridor me lot në sy më thotë, bir në duart e kujt do të na lësh."
Të enjten në mbëmje, ora 21.00, Fatos Nano, një prej personazheve më të rëndësishme të Shqipërisë së 20 viteve të fundit, në pjesën e parë të rrëfimit të jetës së tij.
---------------------------------------------------------------------------------------------
Klan.


Postuar nga AngelDevil datë 08 Shkurt 2010 - 17:27:

Zbulon aksidentalisht varrin masiv te komunizmit

Agroni, nje tregtar i vogel qe ka njezet vjet qe kerkon eshtrat e te atit te ekzekutuar nga regjimi komunist. Ne tetor-nentorin e vitit 2009, Agroni germoi prane nje baze ushtarake te njohur si reparti 313 prane fshatit Linze ne Dajt, ku zbuloi mbetjet e nentembedhjete njerezve.

Shqiperia eshte vendi i fundit ne Europen Lindore qe nuk i ka hapur ende arkivat e sherbimit sekret te kohes se komunizmit. Per pasoje, te dhena te sakta mbi te burgosurit politik te vrare nga regjimi nuk jane perpiluar ende.

Shoqatat e ish te burgosurve politike besojne se 5577 burra dhe 450 gra u ekzekutuan gjate regjimit komunist nga viti 1946 deri ne vitin 1991.

Nje debat vijon prej shume vitesh nese duhet apo jo te hapen arkivat e sherbimeve sekrete. Nderkohe, autoritetet shteterore nuk kane bere asgje per te ndihmuar familjaret e viktimave te gjejne eshtrat e te ekzekutuarve.

Shume ish te burgosur politike dhe familjare te viktimave besojne se bashkefajesia e elites politike dhe intelektuale te diteve tona dhe ish-udheheqesise komuniste do te thote se veshtire se do te kete ndonjehere nje proces te pavarur per te hedhur drite mbi krimet e nje prej diktaturave me brutale ne bote.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=174904&ref=fp


Postuar nga AngelDevil datë 08 Shkurt 2010 - 17:38:

Shqipëri: Aksidentet si bilanc lufte

Gjatë vitit 2009 në Shqipëri, mbi 300 persona humbën jetën vetëm si pasojë e shkeljes se rregullave të qarkullimit rrugor. Të dhënat zyrtare të policisë gjate vitit të kaluar bëjnë të ditur se kanë ndodhur gjithsej 1465 aksidente.

Numri më i madh i të aksidentuarve dhe viktimave i përket moshës 24 deri në 35 vjeç dhe mbi 80% e tyre ishin meshkuj.

Numri i aksidenteve të trafikut në Shqipëri është 3,5% më i lartë se në vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore.


http://www.telegrafi.com/?id=3&a=5429


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.