Forumi Horizont | Gjithsej 10892 faqe: « E parë ... « 7534 7535 7536 7537 7538 7539 7540 7541 7542 [7543] 7544 7545 7546 7547 7548 7549 7550 7551 7552 » ... E fundit » Trego 10892 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18213)
''Qeveria hedh valle mbi kufoma!''- (Arben Duka)
Me kujë dhe me lot,
Po qan dhe flamuri
Shqipëria ime,
Ç ’e keqe të zuri?
Këngët e mjerimit
Në buzë të mbetën,
Ata që të vodhën
Të morën dhe jetën.
Në goglën e fundit
Ta shtrënguan lakun,
Ata që të vodhën
Të derdhën dhe gjakun.
Dëshmorët dhe varret
Liri po thërrasin,
Kusarët e shtetit
Popullin e vrasin.
Janë zhytur kaq thellë
Në llumë e batak,
Kolltuqet e zeza
Po kullojnë gjak!
Vampirët me gjak
S ’janë ngopur akoma,
Qeveria hedh
Valle mbi kufoma!
Të gjithë morëm plagë
Nga ai tërmet,
Qeveria vrau
Popullin e vet!
Popullin e mbyti
Në gjak dhe në lot,
Dhe në jetë të jetëve
Duart s ’i lan dot!!
Gjithsej 10892 faqe: « E parë ... « 7534 7535 7536 7537 7538 7539 7540 7541 7542 [7543] 7544 7545 7546 7547 7548 7549 7550 7551 7552 » ... E fundit » Trego 10892 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.