Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 747 748 749 750 751 752 753 754 755 [756] 757 758 759 760 761 762 763 764 765 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga BIONDIA datë 20 Shkurt 2010 - 17:42:

Te jesh e martuar dhe ...mos ta dish

Befas një ditë mund të të thonë: "Je e martuar..!". Edhe pse nuk e ke bërë kurrë këtë gjë në jetën tënde. Madje, të të shpjegojnë që je paraqitur në gjendje civile, ke deklaruar se pranon të lidhësh kurorë me personin që të ka kërkuar dorën, edhe ke firmosur (?!)
Nuk bëhet fjalë për një ëndërr, por për një histori nga ato të rrallat. Një çift rezulton i martuar edhe pse bashkëshortja nuk e di këtë fakt dhe nuk ka shkuar asnjëherë të celebrohet sipas ligjit.
Çudia nuk mbaron këtu. Plot 6 vite, pasi kishte bërë marifetin, është bashkëshorti ai që i kërkon gjykatës ta "zgjidhë" martesën, që në fakt nuk ishte "lidhur" asnjëherë. Gjithçka ka ndodhur në Bathore të Tiranës. Z.S. janë inicialet e protagonistit kryesor të kësaj ngjarjeje.
Është 36 vjeç, me arsim të lartë, lindur në Kukës dhe banues në Bathore. Shumë vite më parë, kuksiani ishte njohur me vajzën R.S., aktualisht 30 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banuese në kryeqytet.
Me dijeninë e të dy familjeve kishin nisur të bashkëjetonin në shtëpinë e 36-vjeçarit. Propozimi i mëvonshëm për martesë ka hasur kundërshtitë e vajzës, e cila kishte pranuar vetëm bashkëjetesën, por jo martesën ligjore me të.
Një ditë "bashkëshorti" mendon se e gjeti zgjidhjen. I shoqëruar nga një vajzë tjetër, e cila ka paraqitur gjeneralitete të rrema, ka trokitur në Zyrën e Gjendjes Civile të Kamzës, ku ka lidhur martesën.
Madje pak sekonda pasi ishin firmosur dokumentet e celebrimit ajo ka nxjerrë nga çanta llokume, të cilat ua ka shpërndarë të pranishmeve që nuk kanë ngurruar të urojnë çiftin: "Të trashëgoheni!".
Kohë më pas "burri" u bë i vetëdijshëm që martesa nuk funksiononte ai iu drejtua Gjykatës së Tiranës për të kërkuar zgjidhjen e saj. "Paditësi parashtroi në gjyq se ai legjitimohet në paraqitjen e padisë meqenëse ai ka cilësinë e bashkëshortit në këtë martesë.Edhe pse ai që "gatoi" gjithë këtë çorbë mori dënimin, ligjërisht martesa vazhdonte të ishte në fuqi. Ping-pongu gjyqësor vijon. Më në fund, gjykata vendosi të konstatonte të pavlefshme absolutisht të aktit të lidhjes së martesës si dhe zgjidhja e pasojave duke e çregjistruar të paditurën nga regjistri i martesës së Gjendjes Civile Kamëz

dhe nuk eshte hera e pare qe ndoth

Historia që iu treguam nuk është e para. Para disa muajsh në "Shekulli" kemi publikuar një tjetër precedent po kaq të çuditshëm, që ka ndodhur në qytetin e Fierit. Por, në këtë rast nuk dihet se kush e ka martuar 38-vjeçaren, e cila pas 14 vjetësh, kur shkon në gjendje civile për të marrë një certifikatë nuk ia japin atë, pasi ajo rezultonte e martuar në një fshat të Fierit.
Gruaja e shokuar, habitet për këtë fakt dhe ngre një padi në gjykatën e këtij qyteti. E gjitha të ngjan më një histori telenovele, por që ka ndodhur. Nuk është zbuluar se kush e ka martuar vajzën dhe pse ia ka bërë këtë "dhuratë", por është e sigurt se dora e një njeriu e ka çregjistruar dhe e ka martuar atë.
Më tej, janë bërë verifikime për rregullsinë e aktit të martesës së këtij çifti. Siç pritej, janë vërejtur parregullsi edhe në këtë "lidhje martese". E para është se nuk ka pasur dëshmitar, gjë që është e detyrueshme sipas Kodit të Familjes (përveç bashkëshortëve të ardhshëm, duhet të marrin pjesë dy dëshmitarë madhorë dhe nëpunësi i gjendjes civile).dhe nuk eshte hera e pare qe ndoth


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 747 748 749 750 751 752 753 754 755 [756] 757 758 759 760 761 762 763 764 765 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.