Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 750 751 752 753 754 755 756 757 758 [759] 760 761 762 763 764 765 766 767 768 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Kriza politike
Negociatat që do të zhvillohen sot dhe nesër, do të jenë përcaktuese për veprimet e mëtejshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Nëse do të arrihet gjetja e një formule kompromisi midis mazhorancës dhe opozitës, hyrja e deputetëve në Kuvend do të ishte krejt e justifikueshme.
Përtej kësaj situate, opozita ka gati një plan tjetër rezervë, nëse bisedimet e sotme dhe të nesërme me të dërguarit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës nuk do të funksionojnë siç duhet.
Plani
Delegacioni i Asamblesë së Këshillit të Europës do të zhvillojë sot takim me kreun e opozitës, Edi Rama, me përfaqësuesit e mazhorancës dhe kreun e shtetit. Burimet konfidenciale brenda selisë rozë sqaruan se “ende nuk ka një vendim zyrtar nëse do të futemi në seancën e ditës së enjte apo jo”. Sakaq, mësohet se gjithçka do të sqarohet ditën e martë, kur edhe delegacioni ndërkombëtar do të mbajë një konferencë shtypi për të deklaruar rezultatet e vizitës. Nëse gjithçka do të ketë funksionuar më së miri, grupi parlamentar mund të futet në seancën e së enjtes për të bërë betimin.Po sipas burimeve, ka shumë gjasa që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, t’u ofrojë sot të dërguarve të KiE-së gatishmërinë e tij për të mos thelluar krizën politike, duke dërguar deputetët në Kuvend për të bërë betimin. Pra, kreu i socialistëve do t’i dërgojë deputetët për të bërë betimin dhe në mungesë të marrëveshjes do t’i nxjerrë ata sërish jashtë Kuvendit. Në një pozicion të tillë, grupi parlamentar i socialistëve do të insistojë tek arritja e një marrëveshjeje që domosdo nënkupton hapjen e kutive të votimit.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=176055&ref=fp
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 750 751 752 753 754 755 756 757 758 [759] 760 761 762 763 764 765 766 767 768 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.