Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 67 68 69 70 71 72 73 74 75 [76] 77 78 79 80 81 82 83 84 85 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 09 Tetor 2009 - 18:58:

Febbre da cavallo (1976)

Regjia: Steno (Stefano Vanzina)
Skenari: Enrico Vanzina, Massimo Patrizi, Alfredo Giannetti
Aktore: Gigi Proietti, Enrico Montesano

Nje grup shokesh endet rrugeve me nje pasion te vetem: bastet. Ata harxhojne shuma te konsiderueshme ne garat me kuaj, ku gjithmone humbasin parate. Pastaj zbresin ne qytet duke kryer mashtrime te ndryshme per te gjetur leke te tjera. Nga nje shaka ne tjetren, nga nje tren ne tjetrin, tre shoket ngjajne si femije te perjetshem.

Prodhuar fillimisht sa per te mbushur ndonje kasete ne videoteke, me kalimin e kohes u transmetua shpesh ne televizor. Kjo e beri te njihej shume nga publiku, derisa u be kult i vertete. Duhet thene se personazhet e filmit gjendeshin kollaj ne jeten e perditshme te asaj kohe. 30 vjet me vone, ne ditet e sotme, personazhe te tille mund te gjenden ne Shqiperi, ku fiksimi pas basteve i ben disa njerez qesharake. Ne vitin 2002 u prodhua nje vazhdim i historise se 1976-es, por sigurisht nuk pati suksesin e te parit.

Filmi eshte shume i kendshem, por personalisht e fus tek kategoria post '70. Pikerisht duke imituar filma te tille kinematografia italiane perfundoi ne nivelin e Pierinos dhe skenareve te pamenduar.

Por le ti kthehemi humorit:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 67 68 69 70 71 72 73 74 75 [76] 77 78 79 80 81 82 83 84 85 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.