Forumi Horizont | Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 67 68 69 70 71 72 73 74 75 [76] 77 78 79 80 81 82 83 84 85 » ... E fundit » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5461)
Re: dizer_7 ke shume te drejte
Ne radhe te pare me lejoni t'ju pershendes dhe t'ju uroj cdo te mire kudo qe jeni.
Ne lidhje me temen, edhe une fatkeqesisht ndaje te njejtin mendim me dy parafolsit se ndjenja kombetare tek shumica e shqiptareve qe plaga e emigrimit i ka dergjur neper dhera te huaja, pothuajse eshte venitur.
Eshte me te vertete nje fatkeqesi qe do te ndikoje thelle ne identitetin tone si shqiptar.
Ketu ne SH.B.A prinderit jane shume te zene me pune, per t'i kushtuar kohen e duhur femijes se tyre ne ngurtesimin e ndjenjes kombetare tek femijet dhe sensibilizimin ndaj gjuhes shqipe dhe identitetit kombetar shqiptar. Kjo ceshtje me kalimin e kohes po merr permasa me te vertete shqetesuese ku shumica e femijeve ne komunitetet shqiptare nuk e flasin gjuhen amtare te prinderve te tyre.
Ajo cfare eshte edhe me shqetesuese eshte fakti qe edhe disa, dhe e theksoj disa, qe kane lindur dhe kaluar disa kohe te jetes se tyre ne Shqiperi, kane vendosur qe mos t'i kushtojne vemendjen dhe perkushtimin e duhur praktimit te gjuhes se tyre amtare. Kjo ndodh si rezultat i vetem injorances se disave per te mos perdorur gjuhen shqipe, sepse nuk mund te kategorizohet ndryshe.
Te ruash gjuhen eshe ruajtje e identitetint dhe eshte nder. Mohimi i gjuhes do te thote mohim i identitetit dhe nje njeri pa identitet eshte me i ulet sesa kafsha qe nuk njeh identitet te asnje lloji.
Ju pershende dhe ju uroj cdo te mire.
Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 67 68 69 70 71 72 73 74 75 [76] 77 78 79 80 81 82 83 84 85 » ... E fundit » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.