Forumi Horizont Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 67 68 69 70 71 72 73 74 75 [76] 77 78 79 80 81 82 83 84 85 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- pse te frikesohesh nga vdekja? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7539)


Postuar nga el-Nino datë 09 Prill 2007 - 11:41:

Unhappy ..shkurt nuk ka me UNE...

qe ne lashtesi njeriu eshte munduar ti jape nje shpjegim vdekjes, pasi gjithmone i eshte frikesuar asaj..ne fakt kjo eshte teme e gjate per te cilen edhe filozofet me sa di une jane munduar shume..nejse ku dua te dal..vdekja mund te shihet ne kendveshtrme te ndryshme nga persona te ndryshem..kjo lidhet me aktivitetin e perditshem (psh nje doktor qe eshte prane me pacintet e shikon ndryshe nga nje person tjeter) lidhet me rrethanat qe ndeshemi ne ambjentin qe na rrethon(nje person qe jeton ne nje zone qe ka konflikte te vazhdueshme me nje qe eshte ne nje vend te qete) gjithashtu varet edhe nga mosha (nje i moshuar me nje te ri e shohin krejt ndryshe).njeriu ka frike nga vdekja sepse ajo eshte e panjohur per te dhe nuk e di ce pret pas saj.

Shume prej nesh mundohen ta mposhtin friken ndaj vdekjes por shpesh pa sukses. O njerez! a nuk eshte normale qe n.q.s kjo jete eshte e vetmja te cilen ne jetojme ti trembemi vdekjes, pasi ajo na mer cdo gje qe ne ndertuam dhe na vjen fundi..shkurt nuk ka me UNE... a nuk eshte e frikshme???

Ne anen tjeter, ka njerez qe me te vertete nuk e kane frike vdekjen pasi kete jete ata e shohin si nje ure shume e shkruter kalimi pere ne Jeten e Pafund. Keto mendojne cdo cast per vdekjen por nuk i tremben asaj..     Ndryshe nga ata te cilet thone qe te mendosh per vdekjen do te thote te mos jetosh kete jete, une mendoj qe po te mos mendosh per vdekjen nuk mendon per kete jete..Kjo jete duhet jetuar ne menyren me te mire brenda normave njerezore dhe vdekja duhet pritur si pjese e kesaj bote..njeriu duhet ti trembet vdekjes nqs eshte i paudhezuar ne kete jete..ne te kundert ai duhet ta prese i lumtur ate..

rrespekte a.m


  Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 67 68 69 70 71 72 73 74 75 [76] 77 78 79 80 81 82 83 84 85 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.