Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 67 68 69 70 71 72 73 74 75 [76] 77 78 79 80 81 82 83 84 85 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Te hapen dosjet se te gjitha mbajne firmen e Enver Hoxhes .....
Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Te hapen dosjet se te gjitha mbajne firmen e Enver Hoxhes .....
Berisha-Rama, fundi i negociatave para skadimit të mandateve
. .TIRANE \\\– Presidenti i Shqipërisë dhe faktori ndërkombëtar, përfshi Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe ambasadorët e Spanjës, KE-së, SHBA dhe Gjermanisë, po tentojnë arritjen e një marrëveshje mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opizitës Edi Rama, para 4 marsit 2010, kohë kur sipas disa pretendimeve, mandatet e deputetëve të Partisë Socialiste mund të konsiderohen të rrezikuara juridikisht.
Tryeza e bisedimeve mes Ramës dhe Berishës, është thirrur nga presidenti të shtunën, në datë 13 shkurt 2010, ndërsa nga burime diplomatike, mësohet se përfundimet e saj, edhe në rast konsensusi, do të “afirmohen” nga delegacioni i Asamblesë së KiE që do të jetë në Tiranë në datën 22 shkurt 2010. Të paktën ky është afati zyrtar i negociatave, ndërsa një datë e tillë për “certifikimin” ndërkombëtar të paktit Berisha-Rama, në rast se arrihet një i tillë, është bërë nga faktori ndërkombëtar me qëllim shmangien e një rreziku të pretenduar kushtetues mbi mandatet e deputetëve të PS-së.
Opsionet e zgjidhjes që do të hidhen në tavolinë nga Berisha dhe Rama në praninë e Presidentit, nëse kërkojnë debate të mëtjeshme, sipas burimeve nga Presidenca është parashikuar që pas 13 shkurtit 2010 të diskutohen në nivel ekspertësh, qofshin këta edhe nga PD dhe PS.
Gjithçka e arritur deri në 22 shkurt 2010, do të kalohet në skander nga të dërguarit e Këshillit të Europës të cilët nëse është e nevojshme do të negociojnë personalisht me kreun e maxhorancës dhe opozitës me qëllim gjetjen e nje zgjidhje.
Burimi i negociatave dhe pika e kthesës për gjendjen politike në Shqipëri ishte rezoluta e Asamblesë Parlamentare të KiE e cila sanksionoi hetimin parlamentar të zgjedhjeve dhe ndërprerjen e bojkotit të Kuvendit nga opozita. (Lajmifundit)
Shqiptarët e Italisë: Berluskoni t’u kërkojë falje femrave shqiptare
Gazetarët dhe artistët shqiptarë që jetojnë në Itali reagojnë ashpër ndaj batutës së kryeministrit italian Berluskoni në konferencën me kryeministrin Berisha
Batuta e kryeministrit italian Silvio Berluskoni për femrat shqiptare ka shkaktuar reagime të forta në Itali. Gazetat italiane, kryesisht ato opozitare, publikuan dje një seri shkrimesh në të cilat atij i kërkohet që të bëjë ndjesë publike ndaj fyerjes që bërë pak ditë në parë në deklaratën e përbashkët më kryeministrin Sali Berisha. Shkak për këto reagime është bërë pikërisht batuta që kryeministri italian bëri kur kryeministri Berisha tha se ka vendosur një moratorium për skafet në mënyrë që në brigjet e Italisë të mos mbërrijnë kriminelët dhe as të mos vdesin shqiptarët. Kësaj deklarate, kryeministri Berluskoni iu përgjigj duke qeshur:“Për ata që sjellin vajza të bukura mendoj se duhet bërë ndonjë përjashtim”. Pikërisht kjo batutë ka indinjuar shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali të cilët e kanë cilësuar këtë si një ofendim ndaj femrave shqiptare. Në gazetën e njohur italiane “La Reppublica” është botuar një letër e shkrimtares dhe gazetares së njohur, Elvira Dones. “Ju shkruaj në një gazetë që ju nuk e lexoni, e megjithatë disa fjalë duhet t’ua them, sepse te premten e kaluar, sensi juaj i humorit shpërfillës ka prekur persona që për mua janë aq të dashur “vajzat e bukura shqiptare”. Shqipëria nuk ka më durim apo simpati për poshtërime. Unë mendoj se në qoftë se ju do të ndaloni të merrni dramat njerëzore si material për të bërë batuta për lokale të orës së vonë, do të dilnim veçse të fituar” thotë Dones në letrën e saj drejtuar kryeministrit italian. Po ashtu, edhe një grup tjetër gazetarësh, artistësh, avokatësh, psikologësh etj me origjinë shqiptare por që jetojnë në Shqipëri kanë firmosur një peticion të publikuar në gazetën “Il Messaggero”, me titullin:”Berluskoni, kërkoju falje grave shqiptare”
http://www.korrieri.com/index.php/ana_rexha/4426.html
OKB: Si vdiq Kosta Trebicka?
Organizata e Kombeve te Bashkuara kerkon nga Shqiperia informacion te detajuar per pese vitet e fundit se cfare kane arritur te bejne institucionet per te ulur numrin e vrasjeve, per te goditur krimin e organizuar, korrupsionin, trafiqet deri edhe ndikimin qe kane patur tek fenomeni i gjakmarrjes.
Ne lidhje me hetimet e ceshtjeve me te rendesishme, komisioni kerkon te tregohen hapat e ndermarre per te hetuar shperthimin ne mars 2008 te municioneve ne Gerdec.Madje pyetesori thekson se kerkohet infomacion per reformat e zbatuara per te parandaluar incidente te ngjashme ne te ardhmen.
Menjehere pas kesaj kerkohen detaje edhe per vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka.
Informacione kerkohen edhe per gjyqin ne lidhje me zhdukjen e dyshuar me force te Remzi Hoxhes, shpjegime mbi dyshimet se Sherbimi Sekret Shqiptar ishte perfishire ne ngjarjet e dyshuara te qershorit 1999 dhe se UCK shfrytezonte objektet e paraburgimit ne Shqiperi.
Vemendje e posacme u kushtohet shifrave per numrin e vrasjeve per cdo vit ne vendin tone, fenomenit te gjakmarrjes, numrit te familjeve te prekura, si dhe nje kopje e cdo raporti te qeverise ose informacione te tjera ne shkaqet dhe pasojat e vrasjeve nga gjakmarrja. Po ashtu nje pyetje me vete ne kete pike eshte edhe perpjekjet per te trajtuar ceshtjet e Prones dhe mosmarrveshjeve per token si motivuese per fenomenin e gjakmarrjes.......
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=175611&ref=fp
Te jesh e martuar dhe ...mos ta dish
Befas një ditë mund të të thonë: "Je e martuar..!". Edhe pse nuk e ke bërë kurrë këtë gjë në jetën tënde. Madje, të të shpjegojnë që je paraqitur në gjendje civile, ke deklaruar se pranon të lidhësh kurorë me personin që të ka kërkuar dorën, edhe ke firmosur (?!)
Nuk bëhet fjalë për një ëndërr, por për një histori nga ato të rrallat. Një çift rezulton i martuar edhe pse bashkëshortja nuk e di këtë fakt dhe nuk ka shkuar asnjëherë të celebrohet sipas ligjit.
Çudia nuk mbaron këtu. Plot 6 vite, pasi kishte bërë marifetin, është bashkëshorti ai që i kërkon gjykatës ta "zgjidhë" martesën, që në fakt nuk ishte "lidhur" asnjëherë. Gjithçka ka ndodhur në Bathore të Tiranës. Z.S. janë inicialet e protagonistit kryesor të kësaj ngjarjeje.
Është 36 vjeç, me arsim të lartë, lindur në Kukës dhe banues në Bathore. Shumë vite më parë, kuksiani ishte njohur me vajzën R.S., aktualisht 30 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banuese në kryeqytet.
Me dijeninë e të dy familjeve kishin nisur të bashkëjetonin në shtëpinë e 36-vjeçarit. Propozimi i mëvonshëm për martesë ka hasur kundërshtitë e vajzës, e cila kishte pranuar vetëm bashkëjetesën, por jo martesën ligjore me të.
Një ditë "bashkëshorti" mendon se e gjeti zgjidhjen. I shoqëruar nga një vajzë tjetër, e cila ka paraqitur gjeneralitete të rrema, ka trokitur në Zyrën e Gjendjes Civile të Kamzës, ku ka lidhur martesën.
Madje pak sekonda pasi ishin firmosur dokumentet e celebrimit ajo ka nxjerrë nga çanta llokume, të cilat ua ka shpërndarë të pranishmeve që nuk kanë ngurruar të urojnë çiftin: "Të trashëgoheni!".
Kohë më pas "burri" u bë i vetëdijshëm që martesa nuk funksiononte ai iu drejtua Gjykatës së Tiranës për të kërkuar zgjidhjen e saj. "Paditësi parashtroi në gjyq se ai legjitimohet në paraqitjen e padisë meqenëse ai ka cilësinë e bashkëshortit në këtë martesë.Edhe pse ai që "gatoi" gjithë këtë çorbë mori dënimin, ligjërisht martesa vazhdonte të ishte në fuqi. Ping-pongu gjyqësor vijon. Më në fund, gjykata vendosi të konstatonte të pavlefshme absolutisht të aktit të lidhjes së martesës si dhe zgjidhja e pasojave duke e çregjistruar të paditurën nga regjistri i martesës së Gjendjes Civile Kamëz
dhe nuk eshte hera e pare qe ndoth
Historia që iu treguam nuk është e para. Para disa muajsh në "Shekulli" kemi publikuar një tjetër precedent po kaq të çuditshëm, që ka ndodhur në qytetin e Fierit. Por, në këtë rast nuk dihet se kush e ka martuar 38-vjeçaren, e cila pas 14 vjetësh, kur shkon në gjendje civile për të marrë një certifikatë nuk ia japin atë, pasi ajo rezultonte e martuar në një fshat të Fierit.
Gruaja e shokuar, habitet për këtë fakt dhe ngre një padi në gjykatën e këtij qyteti. E gjitha të ngjan më një histori telenovele, por që ka ndodhur. Nuk është zbuluar se kush e ka martuar vajzën dhe pse ia ka bërë këtë "dhuratë", por është e sigurt se dora e një njeriu e ka çregjistruar dhe e ka martuar atë.
Më tej, janë bërë verifikime për rregullsinë e aktit të martesës së këtij çifti. Siç pritej, janë vërejtur parregullsi edhe në këtë "lidhje martese". E para është se nuk ka pasur dëshmitar, gjë që është e detyrueshme sipas Kodit të Familjes (përveç bashkëshortëve të ardhshëm, duhet të marrin pjesë dy dëshmitarë madhorë dhe nëpunësi i gjendjes civile).dhe nuk eshte hera e pare qe ndoth
Hapen portat e hidrocentraleve, priten serish permbytje
KESH hap serisht portat e hidrocentraleve te Komanit dhe Vaut te Dejes.
Rreshjet e shumta, vecanerisht gjate 24 oreve te fundit, kane rritur ndjeshem nivelin e liqeneve ne kaskaden e Drinit dhe detyruan Koorporaten Elektroenergjitike Shqiptare te filloje shkarkimet nga keto 2 hidrocentrale. Kreu i Entit Rregullator te Energjise, Bujar Nepravishta qeteson banoret e zonave te Shkodres, se situata eshte nen kontroll.
“Kemi te dhena qe s’ka permbytje ne zonen e Shkodres. Edhe po te kete, do jene te kontrolluara”, shprehet ai"
Sesi mund te kontrrollohen permbytjet vetem Nepravishta e di
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=176030&ref=fp
Sme ha mendja te kete permbytje prape. Ndoshta i hapin pjeserisht qe mos lene gjerat si rradhen e kaluar. Po u permbyt prape Shkodra, me mire te mblidhen gjithe shkodranet ne TR e ta varin Berishen.
Kriza politike
Negociatat që do të zhvillohen sot dhe nesër, do të jenë përcaktuese për veprimet e mëtejshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Nëse do të arrihet gjetja e një formule kompromisi midis mazhorancës dhe opozitës, hyrja e deputetëve në Kuvend do të ishte krejt e justifikueshme.
Përtej kësaj situate, opozita ka gati një plan tjetër rezervë, nëse bisedimet e sotme dhe të nesërme me të dërguarit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës nuk do të funksionojnë siç duhet.
Plani
Delegacioni i Asamblesë së Këshillit të Europës do të zhvillojë sot takim me kreun e opozitës, Edi Rama, me përfaqësuesit e mazhorancës dhe kreun e shtetit. Burimet konfidenciale brenda selisë rozë sqaruan se “ende nuk ka një vendim zyrtar nëse do të futemi në seancën e ditës së enjte apo jo”. Sakaq, mësohet se gjithçka do të sqarohet ditën e martë, kur edhe delegacioni ndërkombëtar do të mbajë një konferencë shtypi për të deklaruar rezultatet e vizitës. Nëse gjithçka do të ketë funksionuar më së miri, grupi parlamentar mund të futet në seancën e së enjtes për të bërë betimin.Po sipas burimeve, ka shumë gjasa që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, t’u ofrojë sot të dërguarve të KiE-së gatishmërinë e tij për të mos thelluar krizën politike, duke dërguar deputetët në Kuvend për të bërë betimin. Pra, kreu i socialistëve do t’i dërgojë deputetët për të bërë betimin dhe në mungesë të marrëveshjes do t’i nxjerrë ata sërish jashtë Kuvendit. Në një pozicion të tillë, grupi parlamentar i socialistëve do të insistojë tek arritja e një marrëveshjeje që domosdo nënkupton hapjen e kutive të votimit.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=176055&ref=fp
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sme ha mendja te kete permbytje prape. Ndoshta i hapin pjeserisht qe mos lene gjerat si rradhen e kaluar. Po u permbyt prape Shkodra, me mire te mblidhen gjithe shkodranet ne TR e ta varin Berishen.
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 67 68 69 70 71 72 73 74 75 [76] 77 78 79 80 81 82 83 84 85 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.