Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Postuar nga Fajtori datë 10 Gusht 2009 - 13:08:
Citim:
Po citoj ato që tha misterioz
Shoqeria edhe jashte kufijve te Shqiperise nuk eshte se ben ndonje presion ndaj vete krimineleve e jo me ndaj femijeve te tyre.Kjo per shkakun se nuk eshte se ka ndonje informacion se anonimiteti i tyre ruhet.
Nuk behet fjale te behet presion kunder nje femije, sepse femija traumatizohet pa e kuptuar mire pse. Po behet fjale qe te tremben te rriturit. Shqiperia vertet ka shtet te dobet (ose te korruptuar), por ka nje karakteristike te veçante: thashethemin. Kjo ben te dime gjera per te gjithe, te peshperisim mbi ato qe ndodhin, dhe te mos leme njeri-tjetrin te lire. Nuk eshte karakteristike dhe aq pozitive por mund te shfrytezohet per te kompensuar dobesine e shtetit. Per shembull nese babai i Dajtit perbuzet nga shoqeria, psh del sot nga shtepia dhe tek dyqani poshte shtepise refuzojne ti shesin buken, pastaj shkon me tutje dhe e tallin, etj., kjo do bente qe shoqeria te ndihmonte shtetin dhe te perjashtonte individet qe luftojne shtetin. Fundja shteti jemi ne, morali jone, dhe prandaj duhet mbrojtur ne momente delikate. Jo me kot dhashe shembullin e atij mafiozit ne Berlin, i cili deshtoi vetem sepse ne ate moment delikat njerezit ben nje zgjedhje drastike duke rrezikuar jeten dhe bizneset per te ndjekur disa principe morale. Kjo nuk ndodh ne Sicili apo Napoli, ku njerezit paguajne "gjobat" per te ruajtur veten, dhe nuk investojne tek shteti.
P.s. Air-force-one, shkolla dhe universiteti nuk te ben me llogjike. Shume politikane kane universitet dhe kjo nuk domethene asgje. Si thoshte nje grua e mençur, njeriu lind si numer, kur del ne drite eshte 1, pastaj ben tetevjeçaren dhe i shtohet nje zero, behet 10, pas gjimnazit i shtohet prape, behet 100, ne universitet shtohet nje zero, behet 1000. Ama te gjitha zerot kane kuptim vetem nese niset nga 1, sepse kur eshte zero qe ne fillim, zero do mbetet (0000). 
Bjonde, te isha ofenduar do ta kisha thene. Me acaroi pak, por besoj mund ta gjejme gjuhen.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.