Forumi Horizont Gjithsej 262 faqe: « E parë ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 79 80 81 82 83 84 85 86 » ... E fundit »
Trego 262 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Adami & Eva, Molla e ndaluar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18487)


Postuar nga Fajtori datë 10 Nëntor 2011 - 19:24:

Puna e molles me duket simbol i gjese se mire. Molla eshte nga frutet me te mire dhe me te njohur ne bote. Shpesh e krahasojne me frutin e shendetit. Me idene e molles ka filluar teoria sipas te ciles gjeja e mire te ben keq. Keshtu e ka dhe me seksin feja katolike, dhe me bukurine e femres (mos duaj gruan e tjetrit).

Kjo verifikohet kollaj. Cdo film dhe cdo simbol qe ka te beje me djallin mbushet me gjera te mira qe teorikisht s'duhen bere. Djalli dhe vampiret shfaqen gjithmone ne forma tunduese e joshese. Njerezit terhiqen nga dicka e ndaluar, por shume e mire, e bukur, e shijshme.

Ideja e molles futet per te propaganduar vetekontrollin, ne menyre qe shoqeria te kete nje fare rregulli dhe strukture sociale. Ketu eshte zanafilla e cdo obsesioni fetar, pasi ideja e vetekontrollit ngrihet ne ligj per cdo aspekt te jetes. Ne fund rrymat fetare perfundojne ne kultura konservatore, djegin heretiket, refuzojne zbulimet dhe shpesh djallin e shikojne te gjeja e mire. Psh femrat shikohen si shtriga, tunduese, te poseduara, etj.

Ja pse molla eshte gjeja e mire qe nuk hahet... Eshte forme mazokiste e tipit "mea culpa" qe ve individin kunder deshirave te veta ne menyre qe te pranoje cdo lloj kushti nga "lart".


  Gjithsej 262 faqe: « E parë ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 79 80 81 82 83 84 85 86 » ... E fundit »
Trego 262 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.