Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 79 80 81 82 83 84 85 86 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)


Postuar nga Irfani datë 20 Mars 2003 - 15:39:

Lufta ne irak

Lufta ne irak sote ne oren 3.30 te mengjesit te londres dhe 5.30 te mengjesit ne Bagdat ka filluar.Presidenti amerikan Bush ne oren 1.45 firmosi dhe dha lejen e nisjes se luftes.Keto 48 ore e fundit eshte luajtur nje lufte psikologjike me lajme nga me te ndryshme ca te verteta e ca te pergenjeshtruara.Duhet te mendoje qe kemi hyre ne shekullin e ri dhe nuk eshte koha qe te mendojme per luftera te reja e per diktator te rinj.
Dje eshte dhene mesazh i qarte nga Papa Gjon Pauli i 2
Duhet te jeni konshient dhe pergjegjes per pasojat qe mund te kete.Per kete gje do te jepni llogari perpara zotit.
Papa Gjon Pauli i 2 ka derguar ne usa nje nga zedhenesit e vete qe te parandaloje kete lufte.
Mbreme kam degjuar me shume vemendje cdo kanale televiziv si dhe konferencat e shtyppit ne mbare kohen.Egziston frika qe Iraku mund te kete arme te shkaterrimit ne mase si dhe arme kimike biologjike.Eshte nje nga arsye e forta qe amerika qe po sulmon Irakun si dhe mendon qe keto arme mund te perdoren kundra amerikes.
Cfare ndryshon ne kete lufte nga e para?
E para u be sepse iraku kishte pushtuar kuvajtin,ndersa kjo e dyta qe krej ndryshe.Eshte nje lufte per te rrezuar nga pushteti Saddam Hussein nje diktator sipas Amerikaneve.
Jemi perpara nje fakti te kryer tashme,tani duhet te perballemi edhe me shume me pasojat e largimit nga iraku te mijerave njerezve.Nje nga problemet qe BE duhet te perballet.
Shpresojme qe te mos kete pasoja ne viktima ne popullin e thjeshte.Do te doja shume qe kjo lufte te mos kishte filluar por edhe shume e larget per ti dhene fund.
Me poshte eshte nje foto e marre nga AFP nisja e sulmit kundra Irakut


  Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 79 80 81 82 83 84 85 86 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.