Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 79 80 81 82 83 84 85 86 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 29 Janar 2006 - 06:01:

hyrje ne procesin e traskriptimit(1)

Cod. A29012006

ndoshta postimi i fundit mund tu jete dukur pak i ngaterruar por ishte thjesht per te tregu se sa koncepte ka qe perfshihen ne procesin e shprehjes se gjenit....
qe te fillojme me traskriptimin...nje definicion qe mund ta shprehe kete proces eshte ky qe vijon "proces me ane te se cilit enzimat lexojne ADN dhe nga ky lexim perftojne nje sekuence ARN-je e cila me pas do ti nen shtrohet nje perpunimi per te arritur tek produkti final i traskriptimit qe eshte mARN-ja (messenger ARN ose sic mund te quhet ne shqip ARN lajmetar)...me pak fjale ketu perfshihen ato qe duhet te dihen per sa i perket nje perkufizimi te traskriptimit....eshte ky proces i cili ben qe 2 binjake homozigote,edhe pse kane 100% te gjenomes njelloj te kene shenjat e gishtave te ndryshme...sepse tiparet varen nga sasia e prodhimeve te shprehjes gjenike...
pra informacionin e ADN do ta percoje ARN-ja qe ndryshon nga ADN-ja kryesisht per faktin qe ka riboze ne vend te deoksiribozes,ka uracil ne vend te timines dhe mund te gjendet ne forme te nje zinxhiri dhe jo helike...jane keto karakteristikat qe e bejne kete strukture te pershtatshme per te kryer ndermjetesin...
ARN-ja ekziston ne disa lloj format qe do ti hasni ne vazhdim e siper sic jane mARN,tARN (trasfer ARN),rARN(ribosomal ARN),snARN(small nuclear ARN)...
duke qene se kemi te bejme me ARN normalisht qe edhe nukleotidet qe do vijne te lidhen nuk do jene deoksiriboze trefosfat por riboze trefosfat,ndersa lidhja eshte e njejta lidhje qe ndodhte edhe tek formimi i ADN ku do shkeputen 2 gruper fosfat dhe do lidhet grupi i trete me pozicionin 3 te nukleotidit te meperparshem...nje gje me teper eshte qe zinxhiri i ARN ka aftesi te filloje direkt dhe nuk kerkonte nje sekuence primer ne fillim,per faktin se ARN-polimerazi ka aftesi me fillu ne zinxhir nga fillimi ndersa ADN polimerazi nuk kishte kete aftesi...
nje tjeter karakteristike qe verehet tek ky proces eshte fakti qe helika e ADN-s do hapet ne piken qe enzimat do lexojne dhe pasi keto kalojne rimbyllet dhe nuk ndodh si tek dublikimi i ADN ku helika hapej nje here e pergjithmone dhe secilit zinxhir i bashkohej nje zinxhir tjeter....ketu do formohet zinxhiri i ARN dhe do ndahet nga ADN-ja...nuk do rrije e lidhur me te.kjo gje eshte shume e rendesishme edhe per faktin se keshtu eshte me e lehte qe te perpunohet nga enzimat e mevonshme si dhe te dale nga berthama per te vazhduar punet per te cilat eshte e kerkuar...pika ku hapet zinxhiri quhet pika e hapjes dhe aty ku mbyllet quhet pika e mbylljes (europ europ )...pra sic shihet ka disa gjera per te cilat ndryshon ky proces nga ai i dublikimit te ADN...vazhdon...

p.s: me falni se nuk po arrij dot te vendos foto


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 79 80 81 82 83 84 85 86 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.