Forumi Horizont | Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 79 80 81 82 83 84 85 86 » ... E fundit » Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)
E dija qe do te vije
Ah e dija qe do vije
larg meje nuk rrije dot
s'kishe vetem pse me lije
keshtu te mbytyr ne lot.
E dija qe do te vije
do trokisje ne k'te dere
blerim zemres do ti bije
ta ngjallje dhe nje here.
Do te vije ti pa tjeter
sikur vjen shiu ne vjeshte
shpirtit tim te vrare e tretur
dhe nje here ti jepje jete.
Do vonoheshe, por do vije
madje vrullshem neper shi
Perjete vetem s'mund te rrije
pa pak afsh pa dashuri...
Perlot gaz serish do vije
Porsi dielli ne mesdite
akujt zemres do ja shkrije
do ndizje ne te thengjijte...
Pasi zjarrin ta kesh ndezur
brenda shpirtit dhe nje here
dashuri ne te ka celur
sikur lulet ne pranvere.
Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 79 80 81 82 83 84 85 86 » ... E fundit » Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.