Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Tregim nga jeta reale:"Ja si rashe ne dashuri me Bleten..." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14115)


Postuar nga Enya datë 10 Korrik 2007 - 09:25:

Arrow "Ja si rashe ne dashuri me Bleten..."

---Asnje pergjigje nuk mora me prej te embeles Blete.Kaluan dite, jave dhe muaj, fatkeqesisht kaluan dhe vite,
e syte e mi nuk ndeshen me ne ate shikim aq te magjepsur.
Kisha filluar te mos me benin me pershtypje femrat e tjera.Perkundrazi,
sapo me rastiste te ndeshja ndonje shikim femeror,
ulja syte perdhe`.Me dukej sikur po tradhetoja Bleten time te humbur tashme.
S`e di por mbase dhe mund te ju kete rastisur te ndiheni aq te dashuruar
pas nje personi te vetem, saqe cdo njeri qe mund t`i ngjaje ate personi
ju duket familjar, apo ju duket me i embel per syte tuaj te zemres.
Ja keshtu te dashur miq dhe armiq.E verteta ime qendron ne faktin se
kam dashuruar nje femer.Nje femer Princeshe, nje femer te rralle, nje femer
me gishterinj te bukur, me thonj te bukur, me lyerje thonjsh terheqes...
Kam dashuruar bukurine me magjike te krijeses njerezore.Kam dashuruar vajzen -Blete.
Ah, Bleta ime!!!!
Dhe sonte pas afro tre-vitesh te ruaj ne kujtese si nje diamant te pacmim.
Vetem kujtimi yt me jep force te mposht erresiren.Me jep force te buzeqesh
me shume, sepse me duket sikur po te buzeqesh TY.
----------------
Nuk e di nese ekziston akoma "Piano bar", apo banakiere Leta.
Nuk e di se c`perfundim paten Glak dhe Katilesha.
Nuk e di se nga u zhduk Bleta ime, engjelli im i lumturise shpirterore.
Nuk e di c`u be me Mister DxP.As me Denisen nuk kam komunikuar me;
u be kohe.Jetojme ne shtete te ndryshme tashme.
---Sic duket, me duhet te shfletoj sonte te gjithe Phone Book Yellow Pages ,
qe te rifreskoj kujtimet me nga nje telefonate.
I besoj te nesermes magjike.Te nesermes krijuese.Te nesermes plot diell
dhe shi...

Naten e mire.


  Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.