Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Postuar nga BIONDIA datë 10 Gusht 2009 - 13:21:
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Bjonde, te isha ofenduar do ta kisha thene. Me acaroi pak, por besoj mund ta gjejme gjuhen.
Fajtor besoj se o e gjejme dhe shume mire .....ja me lexo pak kete qe po vej dhe ma komento pak ti ....
........................................................................................................................
Policia e Durrësit, asnjë dijeni për operacionin: "Kujtuam se ishin grabitës me maska"
Pas vrasjes së katër punonjësve të Policisë së Shtetit, janë shoqëruar në polici për të dëshmuar me dhjetëra dëshmitarë okularë, të cilët janë porositur që për problemet që u pyetën, të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos flasin, por njerëzit madje kanë folur edhe në media se çfarë kanë parë.
Detaje të hollësishme mbi aktivitetin e të shumëkërkuarit mendohet të kenë dhënë dy shitës ambulantë, të cilët qëndronin para objektit ku strehohej i shumëkërkuari Dajti, si dhe roja e objektit.
Krahas informacioneve të pakta të bëra publike nga policia e qytetit bregdetar, për shkak të hetimeve, ajo çka mbetet ende e paqartë dhe pa një përgjigje konkrete, është se pse Drejtoria e Policisë së Durrësit nuk kishte njoftim mbi operacionin, i cili do të zhvillohej në një territor që është nën juridiksionin e kësaj të fundit dhe pse nuk u lejuan të bëheshin pjesë e aksionit policor, në një kohë që zona ishte mjaft e njohur për to, apo pse u zgjodh mesdita, si dhe një zonë mjaft e populluar nga civilë.
Dy punonjës policie që ndodheshin në zonën e plazhit, njëri prej tyre madje fare afër vendit të ngjarjes, tha se kjo ka qenë rrezik të shkaktonte një përplasje mes segmenteve të policive, pasi nuk dinin asgjë dhe se njerëzit, pasi janë shkëmbyer pushkët e para, kanë telefonuar se po dalin banda me maska për të grabitur në mes të rrugës.
Ata, me banditë kishin ngatërruar specialet që ishin me rroba civile dhe që kishin maska të zeza".
Shekulli.................................nuk dua te perhap panik neper forum por mendon se mund te eksitoje dhe ndonje variant tjeter i kesaj historie me kaq cudira ....
si ka mundesi qe vetem per kete kapje policet nuk kane pasur te instaluar ne trup kamera te vogla per te filmuar ngjarjen ?
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.