Forumi Horizont Gjithsej 110 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Gjakmarrja Ne Shek 21 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15870)


Postuar nga Piktor datë 23 Maj 2008 - 10:17:

Iqvlora, pikerisht kete thashe dhe une mesiper qe eshte nje gabim i rende dhe normalisht duhej me e shumta ta zbonte vajzen nga shtepia.... .Perpara 50 apo 60 vitesh ka bere vaki te behesh ashtu si tek ai shembulli yt, por ja qe kohet kane ndryshuar.

Daedal, teorikisht ti mund te kesh te drejte, por ke harruar nje gje kryesore qe ne fakt eshte objekti i kesaj teme. Tek ne mire apo keq egziston akoma nje thenie "Nuk hahet turpi me buke" dhe kjo thenie edhe vret.
Kjo nuk eshte me pak burrlesheri sesa ajo e te ulurit te kokes ..... etj.
Per te marre hak nuk nevojitet mençuria. Kur kerkon te vendoset e drejta jote edhe pse ndoshta mund te jete e gabuar ti nuk kerkon mençurine.
Nuk po flasim ketu per vrasjen dhe nga vjen ajo qe ne zanafille, gjakmarrja apo hakmarrja qe po trajtojme ne kete rast nuk ka te beje as me friken dhe humbjen e sensit.
Nuk po flasim per kriminele te lindur apo burra te zgjuar apo frikacake, flasim per nje plage te trasheguar nga e kaluar dhe qe rron ne mentalitetin e malsorit, pra ne zakonet dhe traditat e shqiptarit.
Po te mos kishte shtet dhe ligje natyrisht qe kanuni do ta kishte rregulluar ne menyre perfekte jeten ne male dhe nuk do ndodhnin shume gjera qe ndodhin sot.
Eshte pikerisht kjo faze , as shtet as kanun, qe ka krijuar kete pershtjellim.

Kotka, gjaknxehtesia eshte tipike shqiptare, shoqeruar edhe me doza qe fshati yne eshte me i forte se i juaji, dihet se trimerine e bashkshoqeron budalleku. Gjakmarrja para shpine mbas shpine eshte krim dhe ai qe ben nje krim hakmerremi duke e denuar sipas ligjit sot , nqs zbatohet ky ligj.
Mirpo eshte e pashmangeshme qe shume njerez te hyjne ne gjak, dmth te vrasin ca njerez te flliqur qe kane shitur vajza rrugeve te Europes, asgje nuk mund ti ndali ata.


  Gjithsej 110 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.