Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2848)
Postuar nga NYCgirl datë 23 Shkurt 2004 - 03:24:
Citim:
Po citoj ato që tha gosacameria
aaaaaaaaaaahhhhhhhhhaaaaaahhhh
po sa inat e ke turqit, dhe sa i mbron greket,,,
po mos na na kujtoh historine se e dim ,,,, ,
sespe me duket e cuditshme, se e tregon me nje urrejtje te madhe per turqit<
pra desha me thene sipas teje sna paska lene turku ateher,, po tani a pse nuk thua qe greku po na pengon te krijojme nje shtet demokratik te vertete,,, se po te kthemi te historiaa kam frike se do te kthehemi te kali i trojes
desha nje pergjigje prej teje se spo e mar vesh se kush na la mbrapa,,, enveri , d m then diktatura me e repte, ne gjithe historine e botes, apo turku sipas teje, se sna pskan lene te mendojme , a te ETj...
greku qe nderhyn ne politiken tone te brendshme,,
dhe sa per ate shprejen .. feja e shqiptarit eshte shqiptaria eshte e drejte por me duket se ekemi then me siper , n q s i lexon ,,,,,
edhe njehere,,
greku qe nderhyn ne poltiken tone te brendshme,,,
turku sipas teje, a
diktatura kumuniste
besoj se turku jo, se mbase sdo ishim si franca o gjermani, sespe na paska humbur kohen sipas teje,,por te pakten,,
kroacia them se po,,,<<<<<
pershendetje nayc girl...
Gocacameria, do mundohem t'i pergjigjem pyetjeve tuaja, edhe pse eshte e veshtire te kuptosh mesazhin tuaj (per arsye te gjuhes........lol)
Me analizen qe bera me siper, me duket se solla disa fakte per te pare se si Perandoria Otomane - Islamike ndikoi ne fatin e Shqiperise ne Ballkan. Nqs nuk e shikoni si fatkeqesi atehere jeni te verber.
Nuk e di se ku gjetet nje shembull me siper ku kam mbrojtur greket. Meqe ra fjala, po sjell nje shembull persa i perket historise se Greqise. Gjate levizjes se pavaresise per Greqine, greket e Fanarit (Konstandinopolit) ishin kunder pavaresise se Greqise. Fanariotet, gjate perandorise Otomane kishin pozita shume te mira, ata merreshin me tregeti (Perandorina ngaqe nuk kishte anije, perdori anijet greke,) gjithashtu fanariotet sherbenin si ambasadore meqe ishin me te afte nga ana diplomatike. Dhe se fundi, ata ishin te vetmit qe mund te paguanin taksat e renda per te qene ne krye te Patriarkanes. Keshtu qe nuk u interesonte pavaresia e Greqise. Ishin greket e Ballkanit ata qe luftuan per pavaresi.
Edhe sot, ne kundershtim me steriotipet shqiptare, greket vazhdojne te shikojne me dyshim Patriarkanen e Konstandinopolit dhe i vene fajin per pushtimin e gjate te Turqise.
Ky shembull u soll per t'i pergjigjur asaj pyetjes qe mbroj grekerit apo jo.
Te kthehemi serish te pyetja juaj; ju duket e cuditshme qe i shoh turqit me aq urrejtje...........????
Sic e thash me siper, Shqiperia ishte e organizuar ne fise, dhe ne nje aspekt me te gjere, kudo ne Europe para Renaissance/ Rilindjes, vendet europiane ishin nen tutelen e familjeve te medha, per shembull Medicis. Familje te cilat ne bashkepunim me institucionet fetare (Vatikani, apo Kisha Anglikane) sundonin Europen. Rilindja ne Europe jo vetem sherbeu si drite per te dale nga vitet e erreta te mesjetes, por gjithashtu sherbeu si vegel per te rritur ndergjegjen kombetare te popujve europine dhe per te hedhur themelet e nocionit komb, dhe integriteti territorial i tij.
Keshtu qe ne 1648 u vendos Traktati i Westphalise, sipas te cilit u krijuan shtete sovrane me institucione sekulare/laike. Ishte filozofi francez Jean Bodin qe ndikoi ne formulimin e ideve te Traktatit: "Sovereignity is the absolute and perpetual power vested in the commonwealth. It resides not in an individual (family) but in the state; thus is perpetual."
Dhe dicka tjeter, traktati i Westphalise i krijua ne baze te sistemit e te shteteve ne Greqi 400 b.c.
Gjate kohes kur zhvillime te tilla po beheshin ne Europe, Ballkani dhe Shqiperia ne vecanti u lane ne erresire nen pushtimin otoman. Po them ne vecanti Shqiperia vuajti me shume, sepse nuk na u dha mundesia e nje evolucioni te nocionit komb. Vertete Greqia gjithashtu ishte nen tutelen otomane, por mos te harrojme se ata i kishin formuluar keto nocione shume me perpara se Westphalia.
Keshtu, shqiptaret vazhduan te jetonin ne fise, kryet e te cileve nuk mendonin per fatin e Shqiperise, por per pushtetin dhe fuqine e tyre.
Per mua, ky eshte nje nga krimet me te medhaja te perandorise Otomane, qe na zhveshi nga e drejta e evolucionit kombetar. Per me teper, sic e kam thene dhe me siper, perandoria otomane ishte perandori islamike, ku fjala ethnicitet ose komb nuk kishte vlere.
Konsekuencat e atij pushtimi vazhdojme t'i vuajme dhe sot. Sistemi totalitar i Enver Hoxhes u be i mundur pikerisht per shkak te prapambetjes sone si komb.
Persa i perket "kalit te Trojes," po ua them dhe njehere qe ajo analogji eshte shume e varfer. Lufta e Trojes ishte nje lufte midis nen-shteteve greke, dhe pas 10 vjet lufte, u lodhen dhe i rane shkurt muhabetit (nuk dua te zgjatem me detaje historike.)
Persa i perket Kroacise, as nuk e kam idene per cfare e keni fjalen dhe ku hyn ne kete diskutim. Nqs doni fakte historike per Kroacine, me besoni, njoh me kile. Por nuk me duket se ka lidhje me Shqiperine.
Dhe kur te me sillni shembuj se si ndikon Greqia ne politiken e brendshme te Shqiperise, politike e cila eshte e karakterizuar nga korrupsioni dhe deshira per te fituar per veten dhe jo per kombin .... kur te me sillni shembuj, atehere do ju jap pergjigje.
Me ne fund, fatkeqesia me e madhe e shqiptareve eshte ........... injoranca.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.