Forumi Horizont Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Pavarsia e Kosoves (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=351)


Postuar nga X-File datë 08 Korrik 2009 - 12:25:

Jordania njeh Kosovën

Mbretëria e Jordanisë ka njohur sot pavarësinë e Republikës së Kosovës. “Prej burimeve tona shumë të sigurta jemi të njoftuar se Mbretëria e Jordanisë ka vendosur që të njoh Republikën e Kosovës. Sidoqoftë ne ende nuk mund ta konfirmojmë zyrtarisht derisa jemi në pritje të notës diplomatike për njohje”, ka thënë për Express, Qerim Qerimi, këshilltar politik i Ministrit të Jashtëm të Kosovës.

“Mediat jordaneze e kanë kontaktuar ministrin tonë të Jashtëm për këtë. Por, sikurse edhe në rastet tjera të mëhershme , praktika jonë vazhdon të mbetet frenimi nga komunikimi zyrtar dhe publik i njohjes derisa njohja nuk shpallet nga vet shteti që vendos të njoh Republikën e Kosovës”, ka theksuar ai. Jordania është shteti i 61-të që njeh Kosovën. Mbretëria e Jordanisë është shtet arab, i cili gjendet në Azinë Jugperëndimore dhe ka një popullsi prej afro 6 milionësh.

Nga Gazeta Express


  Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.