Forumi Horizont | Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit » Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Deshmitaret e Jehovait (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8189)
per "briseide"
Ve re se ti ne nje fare menyre i respekton per “mohimet” e tyre (psh qe nuk marrin gjak, qe nuk festojne ditlindje a gjera te tilla), dhe ne kete sheh prove te devotshmerise se tyre.
Por heqja dore prej dickaje, qofte edhe pse thuhet qe behet “per Zotin”, nuk do te thote asgje.
Shiko ca eshte shkruar ne Bibel: “Keto gjera kane ndonje dukje diturie ne devotshmerine e zgjedhur vullnetarisht, ne perulesine e rreme dhe ne trajtimin e ashper te trupit, por nuk kane asnje vlere kunder kenajqesise se mishit” (Kolosianet 2:23)
Historia njerezore eshte e mbushur me njerez qe heqin dore vullnetarisht, ne emer te Zotit, ndaj gjerave qe Zoti nuk u ka kerkuar ndonjehere te heqin dore. Por shumicen e hereve, sic thoshte ai shkrimi biblik qe citova, eshte me shume vetpelqimi e krenaria qe rritet e jo devotshmeria ndaj Zotit.
Per shembull flasin per nje sekt fetar “te bazuar ne Bibel” ne Amerike qe vendosin te jetojne si ne shekullin e 16, pa elektricitet, pa makina, pa celular, pa internet ... pa asgje moderne. Dhe kete e bejne, keshtu pretendojne ata, per dashurine ndaj Zotit, sepse Zoti nuk i do keto gjera moderne, sepse Bibla eshte e vetmja kenajqesi e tyre. Por kjo nuk do te thote se ata jane me te devotshem se te tjeret ndaj Zotit, vetem e vetem se i imponojne vetes disa rregulla, te cilat Ai nuk ua ka kerkuar ndonjehere.
Pika ime eshte qe vetem sepse disa njerez vendosin t’ia imponojne vetes ca rregulla (ca here edhe shume te veshtira) per te cilat Zoti nuk u flet, nuk do te thote se jane me te devotshem. Dhe nuk eshte e nevojshme qe ne te impresionohemi prej kesaj, e as me pak ti imitojme.
Kjo do te thote qe vetem nga jashte duken si me te devotshem (pak a shume si ata murgjit qe mbyllen ne kater mure, apo qe vendosin te mos flasin per gjithe jeten). Shumicen e hereve rezultati eshte ai qe pershkruhet tek Luka 18:9-14.
Me poshte do them dicka per ceshtjen e gjakut meqe dikush foli per te.
Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit » Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.