Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 771 772 773 774 775 776 777 778 779 [780] 781 782 783 784 785 786 787 788 789 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Roi datë 05 Mars 2010 - 05:37:

E keni parasysh filmin Ball per ball...nendetesen e famshme 105 ???!! Besoj qe po...!! Tere ajo lufte psikologjike me Rusine per ato nendetese te shkreta ... tani do i nxjerrin ne tregun fshatar per ti shitur....sa gjynah !!

Qeveria do të shesë për skrap dy nëndetëset e Pashalimanit

Vendimi u mor dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

Përfundimisht do të shiten për skrap dy nga nëndetëset shqiptare, deri dje dëshmi e pakundërshtueshme e një “beteje” në periudhën e Luftës së Ftohtë. Në vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave thuhet saktësisht se nëndetësja 332 “Tufani” dhe ajo 334 “Vetëtima” të shiten, sipas legjislacionit në fuqi. Fillesat e këtij veprimi janë në vitin 1998 dhe vazhdojnë në vitin 2002 kur u miratua vendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 828, datë 30.12.1998, të Këshillit të Ministrave, për shitjen e mjeteve dhe teknikës luftarake të ushtrisë, të dala jashtë përdorimit në formën e skrapeve, ndryshuar me vendimin Nr. 444, datë 26.9.2002, të Këshillit të Ministrave”. Në zbatim të planeve të ristrukturimit të forcave detare dhe të reduktimit të numrit të anijeve të regjistruara, shumë nga anijet kanë dalë jashtë përdorimit luftarak. Dy nga këto nëndetëse, me vendimin e sipërcituar të 8 viteve më parë, u vendos të shiten në formën e skrapit, por nuk u realizua. Nisur nga historiku i brigadës së nëndetëseve në Pashaliman të Vlorës dhe popullaritetit që ka fituar njëra prej këtyre nëndetëseve, që njihet si nëndetësja 105, u miratua atëherë vendimi për të ndryshuar destinacionin e tyre dhe kthimin e këtyre mjeteve në objekte muzeore. Këto nëndetëse, megjithëse kanë dalë jashtë përdorimit si mjete luftarake dhe kanë humbur cilësinë luftarake, kanë ruajtur vlera të mëdha historike, duke qenë simbol i Luftës së Ftohtë. Këto nëndetëse do t’i shtoheshin inventarit të Muzeut të Forcave Detare pranë Akademisë së Detarisë Vlorë. Ato do të qëndronin të ankoruara në gjirin e Vlorës, përballë hyrjes së Akademisë së Detarisë.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 771 772 773 774 775 776 777 778 779 [780] 781 782 783 784 785 786 787 788 789 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.