Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 70 71 72 73 74 75 76 77 78 [79] 80 81 82 83 84 85 86 87 88 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Tregim nga jeta reale:"Ja si rashe ne dashuri me Bleten..." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14115)


Postuar nga bleta punetore datë 10 Korrik 2007 - 15:41:

Question Perse nuk erdhi bleta?

Doli nga dushi me e nervozuar se me pare. Qe billionerja tallej nuk ia hiqte kush nga mendja. Jo, jo, s'do linte kend te tallej me te! S'ia kishin arritur punetore qe jetonin vec me rromuze e jo me fjalet e sherbetosura te nje billionereje qe s'dinte si te shtynte kohen! Nuk kish pse ia tregonte vendin menjehere, donte te shihte nje here deri ne c'pike mund te arrinte. Mendimi po e defrente, madje! Gjithe jetes i kish marre gjerat drejt e drejt, te provonte nje here keto rruget me dritehije, ku i dihej! U vesh e u rregullua tamam per nje takim "mondan" (hahahaha! Sa e bente te qeshte kjo fjale): sexy, por thjeshte, femer me pak fjale.
Kur doli nga shtepia Eric donte t'i bente patjeter ca fotografi, se ish perfekte per detyren qe i kish dhene profesori i arteve me teme "Mrekullia e quajtur femer".
- Eric, te kam xhan, nje here tjeter!
- Me kombinoshe pune te kam bere nje koleksion te tere, tani me duhesh keshtu!
Ajo qeshi me te madhe, por i la vec fjollen e parfumit te saj.....

(vijon)


  Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 70 71 72 73 74 75 76 77 78 [79] 80 81 82 83 84 85 86 87 88 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.