Forumi Horizont Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 70 71 72 73 74 75 76 77 78 [79] 80 81 82 83 84 85 86 87 88 » ... E fundit »
Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=209)


Postuar nga iliriusa datë 19 Nëntor 2005 - 06:51:

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
kjo eshet dicka qe po ndodh me cdo gjuhe. gjuha shqipe nuk ben pjese ne grupin e gjuheve te pasura e botes. bile ndodh shpesh qe kur flas me shqiptaret shprehemi me lirisht ne gjuhen e shtetit e ketushme se sa ne shqip. lexova me siper qe po vazhdoj keshtu do te shuhet gjuha jone. pewr kete doja te thoja qe popujt e vegjel dhe gjuhet me pak te perdorura jane ne zhdukje. ne nje te ardhme gjuhe globale mendohet e jee anglishtja,kinezcja dhe spanjishtja



Nuk besoj se eshte e drejte te thuash se gjuha shqipe do te zhduket sepse se pari Shqiptaret jane shume krenar per traditat edhe kulturen e tyre edhe megjithese egzistojne raste te vecanta kur shqiptar ne vende te huaja preferojne mos t'ju a mesojne gjuhen Shqipe femijeve, keto raste nuk perbejne shumicen.
Fjale te reja te huazuara nga gjuhe te huaja egzistojne edhe do te egzistojne gjithemon, edhe deformimi do te vazhdoj te ndodhi sic ka ndodhur edhe me pare, por ne baze shqipja do te jete gjuha shqip, edhe do ti rezistoj gjitheckaje. Pse? Sepse ne shqiptaret jemi shume 'Kokeforte' per ta lene te zhduket gjuhen e nenes.
Te rinjte e sotem te influencuar shume nga perjudhat e tranzicijonit qe kane kaq kohe qe zvarriten e kane deforumuar se tepermi gjuhen shqipe. Kjo per mendimin tim ndodh sepse kohet e fundit, problemet ne shoqerin shqiptare kane qene aq te shumta sa shume pak veta e kane pasur mendjen tek ajo qe po i ndodh gjuhes shqipe.
Perderisa gjuha shqipe i rezistoi 500 vjet pushtim Turk, besoj se do ti rezistoj me se miri nje periudhe tranzicioni te perzgjatur.

Ndoshta ne vend qe te themi qe gjuha shqipe nuk eshte aq e pasur sa gjuhet e tjera duhet vetem te gjejm nje fjalor Shqip-Shqip edhe ta shikojm se sa shume fjale shqip as qe i njohim fare.

E ka permendur edhe Jimmy84 me duket diku me lart, por merr rastin e Shvarcit, kur lexon nje liber te perkthyher prej tij, te duket ndonjehere se mallengjehesh po aq teper nga bukuria e shumellojshmeria e fjaleve shqip sa edhe nga historia e librit.

Pershendetje te gjitheve!


  Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 70 71 72 73 74 75 76 77 78 [79] 80 81 82 83 84 85 86 87 88 » ... E fundit »
Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.