Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 70 71 72 73 74 75 76 77 78 [79] 80 81 82 83 84 85 86 87 88 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Tulipani datë 05 Mars 2011 - 21:15:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
"The King's Speech" - cka.


Per ate zot kam dhe bileten per sonte mos na ndill ters


Postuar nga Fajtori datë 17 Mars 2011 - 11:26:

Kur xhirohej nje film

Kisha kohe pa e pare dhe e mbaja mend konfuz. Film i bukur po s'kisha faj qe e mbaja mend konfuz se eshte vertet i tille. Montazh çorap dhe fotografi shume e dobet. Skena qe s'kane asnje lidhje, njehere duket sikur pajtohet çifti, skenen tjeter jane prape ne sherr. Pastaj s'kane lidhje fare eventet ne hapesire dhe ne kohe. Njehere del sikur jane me sherbim jashte Tiranes, pastaj del sikur po hane darke bashke. Shtoji dhe difektet e DVD qe e kapercente sekonda... Nejse, prape interesant nga tematika. Vetem se kur ishim femije se kuptonim shume, dhe tani e mora vesh pse

P.s. Ah se harrova, eshte i 1981-shit...


Postuar nga AngelDevil datë 18 Mars 2011 - 19:07:

Thumbs up Re: Kur xhirohej nje film

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kisha kohe pa e pare dhe e mbaja mend konfuz. Film i bukur po s'kisha faj qe e mbaja mend konfuz se eshte vertet i tille. Montazh çorap dhe fotografi shume e dobet. Skena qe s'kane asnje lidhje, njehere duket sikur pajtohet çifti, skenen tjeter jane prape ne sherr. Pastaj s'kane lidhje fare eventet ne hapesire dhe ne kohe. Njehere del sikur jane me sherbim jashte Tiranes, pastaj del sikur po hane darke bashke. Shtoji dhe difektet e DVD qe e kapercente sekonda... Nejse, prape interesant nga tematika. Vetem se kur ishim femije se kuptonim shume, dhe tani e mora vesh pse

P.s. Ah se harrova, eshte i 1981-shit...




Postuar nga Tulipani datë 22 Mars 2011 - 05:00:

La prima notte di quiete

Fillova ta shikoj vec per Alain Delon dhe e perfundova me rezultatin se eshte nje nga filmat italiane me te mire qe kam pare.


Postuar nga lorie datë 22 Mars 2011 - 19:01:

jo i fundit fare, pori parafundit

Pride and Prejudice ,versioni i fundit me Keira KNightly.

Pershtypjet? Eshte qesharak, ka lloj lloj personazhesh qesharake, jam gjithmone kurjoze te shoh sesi 2 personazhet kryesore do perfundojne bashke edhe pse mund ta kem pare rreth 20 here ate film bhahah. Teme e guximshme ne ate kohe kur libri eshte shkruajtur nga Jane Austin.


Postuar nga cupka datë 26 Mars 2011 - 00:00:

filmin e fundit e pashe ne Starz Early Releases "Eat, Pray, Love" si liber me ka pelqyer, si film nuk me pelqeu fare fare faaaare. Humba dhe ato dy kokra respekti qe kisha per Julia Roberts si aktore.

Dua te shikoj keto filmat e fundit qe u nominuan ne Academy's, me teper ti shoh per cfare u be ter ajo zhurme, jo Kings Speech, Black Swan, 127 H etj, ter ato filma e asnje s'kam pare akoma...ne fakt asnje s'me terheq (nga reklamat). Oh well.


Postuar nga Fajtori datë 26 Mars 2011 - 06:10:

Fair Game, film i lezetshem, por se kuptova pse gjysma e skenave duhet te ishte me kamera dore qe levizte, levizte, levizte, levizte. Mire qe duan ta bejne filmin real, por ka nje limit kjo kamera e dores. Kur ekzagjerohet te merren ment duke u munduar te ndjekesh objektin qe iken andej ketej neper televizor.


Postuar nga lorie datë 28 Mars 2011 - 06:30:

Citim:
Po citoj ato që tha cupka
filmin e fundit e pashe ne Starz Early Releases "Eat, Pray, Love" si liber me ka pelqyer, si film nuk me pelqeu fare fare faaaare. Humba dhe ato dy kokra respekti qe kisha per Julia Roberts si aktore.

Dua te shikoj keto filmat e fundit qe u nominuan ne Academy's, me teper ti shoh per cfare u be ter ajo zhurme, jo Kings Speech, Black Swan, 127 H etj, ter ato filma e asnje s'kam pare akoma...ne fakt asnje s'me terheq (nga reklamat). Oh well.




As mua s'me pelqeu filmi Eat Pray Love. Prisja dicka me sensacionale.


Postuar nga cupka datë 28 Mars 2011 - 22:33:

Citim:
Po citoj ato që tha lorie



As mua s'me pelqeu filmi Eat Pray Love. Prisja dicka me sensacionale.



...dhe ta ilustronte me shkoqur gjendjen shpirterore te Liz. Nga filmi s'mer vesh luften e brendshme qe ajo kalon, e dhan aty duke qare dy a tre here dhe kaq. Nejse mire te me gjeje, isha betuar e zetuar qe nuk do shikoja me filma te librave qe kam lexuar (Scarlet Letter me D. Moore ma shpartalloi kete deshire) dhe prape rash ne gracke. Hera e fundit, i thash vetes.
Po nga keta qe u nominuan ke pare ndonje?


Postuar nga Fajtori datë 29 Mars 2011 - 10:01:

The condemned

Tregon mbi nje real-tv qe fut ca te denuar me vdekje ne nje ishull qe te vrasin njeri tjetrin. Film i realizuar mire me fotografi te kujdesshme. Teme madhore mbi deshiren e njerezve per te pare dhune ne teelvizor, por kjo nuk del sa duhet ne rang social, mbetet paksa e lidhur me personazhet. Sikur ndonje nga personazhet te kishte ne skenar ca thenie te goditura mbi kete pune, filmi do behej shume me famoz. Ne fakt anon nga filmat me vrasje dhe hakmarrje te amerikaneve, pa arritur te kape thelbin filozofik. Aktore te panjohur por jo te keqinj. Sektori: Action.


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 70 71 72 73 74 75 76 77 78 [79] 80 81 82 83 84 85 86 87 88 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.