Forumi Horizont | Gjithsej 35 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Volejboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=224)
-- volejboll (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1325)
Femrat në fushat ndërkombëtare
Për veprimtarine e femrave shqiptare kam folur në një artikull të mëparshëm kushtuar Ela Tases dhe provave qe ka dhënë ajo si volejbolliste e Kombëtares dhe e Dinamos së Tiranës, nga 1977 në 1991. Këtu do të ilustrojmë disa suksese të Kombëtares së të Rejave (Juniores) dhe të klubeve të tjera femërore në Kupat Europiane.
Siç kemi parë, Kombëtarja e femrave debutoi në 1947 në Kampionatin Ballkanik në Tiranë dhe zuri vendin e peste. Në vijim fiton një seri vlerësimesh në Kampionatet Juniores: medalje bronzi në Bukuresht në 1980 (3-0 me Rumaninë); argjendi në Korint në 1981 (3-0 me Jugosllavinë dhe Greqinë, 3-1 me Rumaninë), me Mimoza Ibrahimin që shpallet si juniores më e mire e Gadishullit; medalje bronzi në Sevlijevo (Builgari) në 1982 (3-0 me Turqinë, Jugosllavinë dhe Greqinë) dhe Lavdie Hakramën që shpallet juniores më e mirë e gadishulit; medaije argjendi në Izmir (Turqi) në 1983 (3-0 me Jugosllavinë, Rumaninë, Turqinë dhe Greqinë); argjendi në Rëmniku Vëlçea (Rumani) në 1986 (3-2 me Turqinë, 3-1 me Bullgarinë dhe Greqine dhe 3-0 me Jugosllavinë), me Mimoza Dulen që shpallet juniores më e mire e Gadishullit; medalje argjendi në Shumen (Bullgari) në 1987 (3-0 me Jugosllavinë, 3-1 me Rumaninë dhe Turqinë). Ndërsa në 1990, në Pravek (Bullgari), gjatë Kampionatit XXI Ballkanik per Kombëtaret e të rriturave (Seniores), dominuar nga Shqipëria, Mimoza Ibrahimi shpallet më e mira në Ballkan, e vetmja volejboitiste shqiptare qe e gëzoi këte titull, si në seksionin juniores, ashtu edhe në ate seniores. Në të njëjtin vit, në Kampionatin Ballkanik Juniores, Shqipëria fiton medaijen e argjendtë (3-2 me Turqinë dhe Jugosllavinë, 3-0 me Greqinë dhe 3-2 me Rumaninë), me Alketa Doçin që shpallet zhytësja më e mirë në Ballkan. Në 1992, po në Kampionatin Ballkanik të të rriturave në Kytaija në Turqi, Alketa Doçi dhe Enkelejda Ferra, shpallen respektivisht zhytësja dhe mbrojtësja më e mirë në Ballkan. Në Kampionatin XVII Europian të Ravenës (1991) Kombëtarja zë vendin e nentë.
Ndër manifestimet më të rëndësishme kontinentale për femra shënojmë Turneun III Ndërkombëtar “Aleksandria” të Salonikës në 1991, ku Shqipëria, pasi mundi kombëtaret më të mëdha të Frances (3-0) dhe Greqisë (3-1), humbet kundër Moskës për 3-1; skuadra moskovite përbëhej nga lojtare të Uralloshka Sverdlovskit (Kampione e Europës në 1989-90) dhe të Dinamos së Moskës. Në 1990 Kombëtarja e të rriturave ishte ndodhur në Turneun Ndërkombëtar të qytetit të Palermos kundër skuadrave italiane dhe spanjolle.
Gjithsej 35 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.