Forumi Horizont | Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Cfare mendoni 15 britaniket e kapur ne ujra nderkombtare: (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13427)
Jam dakord me ate qe ka shkruar Hero,por dua te shtoj dicka qe Irani eshte nje shtet qe ka frymezuar gjithnje ekstremistet islamike,mos harroni se kur shkruani qe 15 marinsat britanik paskan shkelur ujrat iraniane ,dhe qe eshte nje genjeshter me xhufke,ju sduhet te harroni qe revolucionaret iranian kan shkelur ligjet nderkombater ne vitin 1980.
Ju e dini shume mire aktin e shemtuar te Iranianeve qe nderhyn ne ambasaden amerikane ne vitet 79-80 mori fund cdo gje , i mbajten peng gati nje vit..
Un kam deshire tek nje Iran afer botes perendimore e jo nje Iran i izoluar nga bota ,nje shtet qe nuk njeh genocidin e cifuteve ,nje shtet qe don te ket nje bombe nukleare ,per qellime armiqesore nje popull i bazuar per urrejtje ndaj fqinjeve,me duket si nje thenie qe kan Izralitet "dora qe te pengon frymen - duhet prere "
Pastaj un nuk di gje te keqe qe U.S. ose G.B. te kete prodhuar nje demokraci te keqe ne kete rruzull tokesor ,jane vende qe te cilet bashkombasit tane flasin me nje fare respekti per Angline.
Te themi te verteten....Irani nuk mund ta gjunjezoi dhe ta injoroi G.B. vetem ata qe komandojne boten me vite munda ta bejne nje gje te tille..
Sec dreqin ka Shqiperia qe ngaterrohet me Iranin dhe me programin e saj berthamor kete nje zot e di dhe ata gomere politikane qe kemi ne. Ne kulmin e acarimit qe Irani ka me boten perendimore, me sanksionet qe po i vihen nga Perendimi dhe sidomos me acarimin e jashtezakonshem qe ka me USA, del Shqiperia dhe ben bisedime dypaleshe me Iranin. Ne nje kohe qe Kosova po rropatet per pavaresi, ne nje kohe qe me Grekun gjerat jane maje me maje, politikanet tane miope shkojne e ngaterrohen me Iranin. Hajde merre vesh..
Marinaret britanike kane nje femer me vete sepse ne dallim nga vendet myslimane ata e konsiderojne rrolin e femres te njejte me ate te mashkullit. Kjo e vlefshme si per jeten civile ashtu dhe per ate ushtarake. Pra prania e nje femre ne nje mision patrullimi nuk eshte aspak e dyshimte dhe as e pazakonte.
__________________
Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.