Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Basketboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=225)
-- Lajme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15389)


Postuar nga THe_AnSwEr datë 07 Shkurt 2008 - 07:27:

Ajverson mund sirenen ne Portland


6 Shkurt Alen Ajverson ishte i qete ne fillim, por me pas ai kujtoi Portland Treil Blejzersave pse eshte nje All?Star. Ajverson shenoi 19 prej 25 pikeve te tij ne pjesen e dyte, perfshi ketu koshin e fitores kur duhej me pak se nje sekonde nga koha shtese dhe Denver Nagetsat thyen Portlandin 105?103 te henen ne mbremje. Denveri udhehoqi deri me 17 pike ne pjesen e pare, por e dorezoi kryesimin ne perioden e trete. Ajverson tha se trepikeshi nga shume larg, ne sekonden e fundit te periodes se trete, kur ndeshja u barazua ne 78?78, ishte pika e ktheses per takimin. “Nuk kisha shenuar thuajse asnje kosh gjate gjithe ndeshjes por me pas shenova ate bombe ne perioden e trete. Kam kohe qe luaj ne NBA dhe e di qe nuk duhet te dorezohesh kurre, ndaj kete bera dhe ne fund u shperblyem”. Ne fakt Denverin e udhehoqi Karmelo Antoni, vetem ne ndeshjen e tij te dyte qe pas rikthimit nga kavilja e demtuar, me 28 pike e 15 topa ne tabele, por qe “Pergjigja” Alen Ajverson qe beri ndryshimin ne shtese, kur te dyja skuadrat ishin te pasakta ne gjuajtjet nga fusha e lojes.

Nju Orlins bie serish, Jutah s’ndalet me!

Deron Uilliams ishte shume modest per te thene se kishte fituar nje nga duelet me te bukura te organizatoreve te NBA?se kete sezon. Por shoket e tij te ekipit dhe 19 000 tifozet ne Jutah nuk ishin aspak te tille pas takimit. Uilliams shenoi 19 pike e 11 asist, duke udhehequr keshtu Xhezat ne fitoren 110?88 me Nju Orlins Hornetsat te henen ne mbremje, duke arritur keshtu suksesin e nente radhazi. “Deron donte te dergonte nje mesazh me ndeshjen e sotme dhe mendoj se ia doli mbane, pasi tashme e tutje te gjithe do ta degjojne dhe do ta shohin me shume me teper vemendje”, u shpreh Karlos Buzer, qe shenoi 19 pike e 17 topa ne tabele per Xhezat. Uilliams jo vetem qe beri c’te deshte ne sulm dhe ne rolin e regjizorit, por diti te markonte me teper efikasitet Kris Polin, organizatorin e Hornetsave qe sivjet ka qene ne forme te shkelqyer, duke e lene ne hije ate.


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.