| Forumi Horizont | Gjithsej 96 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kush Ishte Dritan Hoxha - Tani i Top-it! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15937)
Sa me shume lexoj mllefet e ketushme aq me shume bindem se emigrantet (pjesa me e madhe e ketij forumi) jane funderrinat e kombit qe nuk ja kane haberin fare cfare eshte pozitive dhe negative ne Shqiperi.
Sado te hidhen si pelivane inatcinjte e ketushem Top Channel ishte televizioni me i mire ne Shqiperi (me plot gojen). Kete nuk e arriten "djajte e kuq" apo "surreterit blu", por nje person qe besoi ne dicka dhe hodhi leke shuuuume me teper se cdo njeri edhe kur dilte me humbje.
Cdo sukses lind nga nje enderr ka thene dikush. Dhe Tani ndoqi nje enderr te caktuar qe i dha pushtet dhe leke. Se cfare ka bere ai ne fushen mediatike shume nuk e kuptojne per vete faktin se jane SHQIPTARE, dhe si shume shqiptare nuk dine te mbrojne arritjet ne vendin e vet. Mjafton te lexoni komunikaten e Reuters qe te kuptoni se Shqiperia ishte nje nga vendet me te perparuara per TV dixhital dhe high definition. Kete more kokeshkrete te mbaruar duhet ta mbroni, sepse e kishte nje shqiptar dhe jo nje i huaj. As ne Itali nuk ndodh kjo, ku SKY eshte prone e nje te huaji.
Top Channel zhveshi disa here mentalitetet e tejkaluara, perdori kamerat e fshehta dhe luftoi pushtetin socialist po aq sa ate demokrat. Kjo nuk ra nga qielli, por nga puna e atij stafi qe ai Tan ndertoi avash avash. Po te shkoni ne Top Channel ke qejf te takosh cuna dhe goca te reja, nderkohe qe puna eshte e shenjte dhe punonjesit nuk rrine vetem ne kafe, si rralle neper institucionet shqiptare.
Thene keto, mund te diskutohet gjate alla emigranteshe ku i gjeti leket Tani, por kjo nuk i heq dot meritat e ndjekjes se asaj endrre. Realiteti shpesh eshte banal, mua me ka rene ne vesh qe leket e Lori Kafe spostoheshin ne TV, sepse Top Channel nuk i mbulonte dot shpenzimet e ekzagjeruara (te pakten ne fillim).
Ka dy gjera te tjera per te ardhur keq. E para fakti qe senduke te vjeter moralizojne mbi dashnoren e Tanit, duke arritur te justifikojne dhe vdekjen e te dyve meqe "i paskan dale moralit familjar shqiptar". Dhe e dyta qe shteti nuk ka fuqi te zbatoje ligjet e veta. Kam menduar cfare do ndodhte nese Tanin e ndalonte polici... Praktikisht asgje, sepse ai kishte nje fuqi te tille mediatike qe policet ta linin te bente c'te donte. Prandaj shteti nuk duhet ti coje ngushellime familjes, por falje per pafuqine e vet per te mbrojtur qofte dhe Tanin vete. Te ecesh me 170 km/h anash Lanes eshte e frikshme, madje une kam frike akoma se ndonje tjeter si puna e Tanit do ece me 170km/h dhe do perplaset me makinen time. Vdekja e Tanit eshte 100 here per te ardhur keq, por duhen nxjerre mesime, ne vend qe te behet propagande e ulet forumistesh mbi moralin familjar apo ekonomik.
E sidoqofte, ashtu sic nuk kishit degjuar kush ishte Tani i Topit perpara, ashtu nuk dinit edhe nga mund te vijne leket. Keshtu qe boll bete si grate e keqija duke dale me shprehje te tipit "gjaku i popullit" etj. Vetem pasardhesit e mentalitetit komunist mund te flasin akoma keshtu. Firmat hapen qe te fitojne leke dhe kjo quhet kapitalizem dhe jo pirje e gjakut te popullit. Dhe prape Top Channel i ka dhene truve tuaj shume me teper sesa keni paguar per te pare, ne rradhe te pare sepse eshte FALAS dhe mund te shikoni pa paguar ne Shqiperi. Dhe se dyti sepse mendjet tuaja nuk meritojne te shikojne as Fiks Fare, as Portokalli e as edicione lajmesh, te cilat edhe pse shpesh beheshin shemtuar ishin guret e pare te nje media moderne.
| Gjithsej 96 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.