Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Shteti dhe frika qe mbart (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16096)
Postuar nga Auberoni datë 08 Korrik 2008 - 02:56:
Citim:
Pra jashteligjshmeria eshte e nevojshme per te mbijetuar ne zona te tilla.
Nuk me kujtohet emri por ishte nje shkollar i shkollave franceze qe krimin, jashteligjshmerine e konsideronte si faktor te shendosh te shoqerise.
Me krijimin e ligjit, eshte krijuar edhe jashteligjshmeria sepse me ligj, me marrveshje eshte percaktuar se cka do te quhet e ligjshme e cka e kunderligjshme. Kjo eshte bere ne mometin kur shumica ka filluar te kerkoj siguri per pronen dhe interesat e tyre, pra, kur ngatrresat filluan te prekin shumicen neutrale. Ligji dhe friga nga ligji nuk jane gjenerator per sjellje te mire edhe pse ndikojne. Ligji/Shteti eshte mjet qe ofron zgjidhje per mosmarrveshjet ne mes te njerezve, percakton kushtet me ndihmen e te cilave do te zgjidh kontestet potenciale dhe kete fuqi e nxjerr nga vete njerezit te cilet ia kane deleguar kete te drejte. Pra, ligji/shteti nuk ofron drejtesi, ofron vetem zgjidhje problemesh dhe secili qe pret drejtesi nga Gjykata eshte duke pritur Godon. As jeta nuk eshte e drejte; ai qe lind ne Etiopi do te vuan per ushqim e ai i lindur ne vendet Skandinave trashegon nje GDP te larte. Dalngadal, ky mjet eshte shendrruar ne qellim.
Jo cdo gje qe eshte e kunderligjshme eshte e padrejte. Jo vetem ne Shqiperi e Itali, por US e UK e France e gjetiu.
Tash ligji nuk mbron demokracine, mbron plutokracine.
Citim:
frika ndaj policise shpreh vetem diferencen mes asaj qe jemi dhe asaj qe duam te jemi.
Ligji e policia jane instrumente objektive qe flasin me gjuhen e dhunes dhe duhet permbysur. Por, mungon alternativa.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.