Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Arqipeshkopi Kristodhulos (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16248)


Postuar nga shelgu datë 16 Dhjetor 2008 - 17:09:

Jam ne nje mendje me ty IQVlora, per shume gjera, sidomos per te keqiat qe ka bere kisha greke ne Shqiperi.
Puna eshte se kjo teme haper ne besimet fetare dhe demton imazhin e fese dhe jo te personaliteteve fetare te cilet mund te jene te korruptuar dhe aspak fetare.

Jam ne nje mendje edhe me ju te tjeret, kur flisni per llukset dhe harxhimet e pavend te kishave te ndryshme si institucione. Pasurite e vatikanit jane te pallogaritshme. Po ashtu mund te thuhet per shume institucione fetare dhe kjo eshte edhe njera nga arsyet qe ata luftojne per te shtuar numurin e besimtareve, por kur flitet per nje te vdekur nuk eshte e nevojshme te mallkohet si grate e fshatit ne dyqanin e kooperatives, aq me teper qe dikush ne nje kohe te caktuar eshte udheheqes fetar i nje pjese te popullsise shqiptare.

Mua si person, nuk me intereson ai udheheqes fetar si njeri, por institucioni qe ai drejton dhe po te shtyhem edhe me tej, mund te them pa frike se ka qene kisha autoqefale shqiptare qe iu be barriere greqizimit te ortodokseve te jugut te shqiperise.


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.