Forumi Horizont | Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- "Te ftoj ne darsem Shpirt": dialog poetik nga Enya & Diabolic. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16291)
Une kam frike te jem ky qe jam
kaq i afert dhe kaq i larget me ty
ne kete vakum te vjeter ideshe
kam frike se humbim te dy
Nuk eshte se humbim njeri-tjetrin
te betohem nuk kam frike aspak
por e di qe monotonia do te na mbys
dhe trishtimi kerkon vec nje shkak
Kjo monotoni shpirtrash qe na ndjek
eshte armiku i pare i dashurise
por une te gjithe boten do ta djeg
per te mos i lene shkak monotonise
Me ty dua te jete si dite e pare kur te kam njohur
kur adrenalina ne trupin tim u be zot
e nese do te pushtohemi nga rrudhat
koha sdo arrij te na mposhte dot.
Do te duhemi si te ish dite e pare
edhe kur te jete e fundit dite
do te jete e vetmja deshire
-Ma kane premtuar perendit...
Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.