Forumi Horizont | Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Konfliktet botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=160)
-- A do kemi nje lufte tjeter ne vendet Orientale? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17121)
Po ju jap ca shifra :
Viti 2000
Kur Clinton u largua nga presidenca e SHBA i la presidentit te ri G.Bush nje nga arritjet e tij me te medha, jo vetem qe kish barazuar deficitin por i kish lene atij dhe nje surplus te vogel.
Viti 2009
B.Obama presidenti aktual trashegon nga para ardhesi i tij G.Bush nje deficit prej rreth 10 000 miliarde $, gati 70 % te GDP amerikane e 17 % te ekonomise BOTERORE, 2 luftera akoma ne aktiv e qe vazhdojne te thajne arken e amerikaneve e nje krize financiare me permasa globale. Nje bilanc katastrofik i ngjashem vec me ate te vendeve te Botes se trete.
Me keto te dhena sipas jush amerikanet kane aq neurone ne koke sa te kuptojne se tani kane gjera me urgjente se sa te merren me ide kamikaze ekspansioni? Une them po dhe disa i kane ngelur.
Prandaj cdo teori : Amerika hyn s'hyn ne Iran me duket nje kundersens. Ketu po fus dhe Izraelin per arsyen e vetme se e ka kuptuar qe nuk ka me mbeshtetjen e asnjerit dhe shteti palestinez do s'do do behet bile ata propozuan ta njihnin nje te tille por te c'militarizuar, propozim qe u hodh poshte pak dite me pare.
Kalojme tek Irani ...
Eshte Irani diktature? Po
Eshte ai djalli qe perendimi do te na besoje se eshte? Jo
Sepse ne kohet e sotme cdo vend qe ka arme berthamore por qe s'eshte nen komanden e Usa e si blen tek ajo quhet i tille. Dmth eshte sikur Amerika ti thote : beni si them une por mos beni si bej une. Bile rikujtoj se licencat e vetme per arme berthamore i kane 2 kompani amerikane, ka dhe konflikt interesash.
Personalisht Irani eshte nje nga popujt qe shikoj me me simpati ne keto momente apatie boterore sepse te pakten kane kurajon te dalin te manifestojne me mijera neper sheshe. Ata po perballen me nje diktature qe i ka mbyllur dyert gazetareve i ka izoluar nga bota, ku burimi i vetem i informacionit jane sitet qe disa hacker arrijne te shbllokojne e te na i percojne neve. Mijera burra e gra kane dale neper rruge duke sfiduar vdekjen e kjo eshte nje kembane per regjimin. Keshtu behen revolucionet e permbysen diktaturat jo si tek ne qe vetem nderrohen emrat e pushtetaret qe pasojne e quajne veten demokrate !!!!
Zgjohuni njerez ka gjasa te ndodhin me shume luftera tek ne budallenjte qe shkojme pas kalit te karroces se tek ata qe luften e kane cdo dite ne oborr te shtepise por te pakten kane kurajon ti dalin perballe.
Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.