Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Globalizimi, pro apo kunder? (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=180)
-- Gjendja e planetit sot (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=248)


Postuar nga Enri datë 08 Gusht 2003 - 22:43:

Vapa, në Zvicër shkrijnë akujt në male

Temperaturat gjithandej Evropës sërish kanë thyer rekordet, ndërsa vala e të nxehtit, që shkaktoi zjarrin e pyjeve dhe më shumë se tridhjetë të vdekur, po vazhdon. Londra u përfshi nga një valë e nxehtë me temperaturë prej 35.5 gradë celsius, që shënohet të jetë dita më e nxehtë që nga viti 1959. Në Portugali, e cila po përjeton zjarret më të rënda në historinë e saj, temperaturat arritën deri në 40 gradë celsius. Vala e të nxehtit ka shkaktuar rënien e nivelit të ujit në disa lumenj, kurse ekspertët zviceranë thonë se në male ka filluar shkrirja e akujve. Meteorologët parashikojnë që vala e të nxehtit të vazhdojë dhe rekorde të reja do të thyhen, meqë nuk ka shenja të lëvizjes së dy sistemeve të motit, që po sjellin ajrin e nxehtë nga Afrika e Veriut.


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.