Forumi Horizont | Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Globalizimi, pro apo kunder? (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=180)
-- Komuniteti Europian ... Cfare eshte?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2776)
Institucionet dhe organizimi i Bashkimit Evropian
1. Një pikë e parë, që e bën BE-në kaq interesant është rëndësia e tij praktike e jashtëzakonshme; fakti, që ai përcakton jo vetëm politikën dhe ekonominë, por edhe të përditshmen, të paktën në vendet anëtare, në gjithnjë e më shumë fusha dhe gjithnjë e më qëndrueshëm. Shembull për këtë ndikim është futja e Euros si mjet pagese prej datës 1.1.2002! Kjo, aktualisht, ka shkuar deri aty sa që tanimë nuk është më e mundur të merret ok. nga sistemi politik i një shteti anëtar pa njoftuar paraprakisht BE-në. Vendimet e rëndësishme nuk merren më vetëm në kryeqytetet e shteteve anëtare, por edhe në Bruksel.
2. Krahas kësaj BE-ja është një aktor i rëndësishëm në politikën ndërkombëtare, për shembull gjatë bisedimeve në kuadër të OBT (Organizata Botërore e Tregtisë)
3. Së treti, ai meriton t’i kushtohet interes dhe vëmendje si një eksperiment i arrirë në menaxhimin paqësor të konflikteve, një aspekt ky, të cilin brezi i ri duket se e ka humbur disi nga sytë. Ndaj këtu duhet të kujtojmë, që shtetet, të cilat sot bashkpunojnë me njëri tjetrin intensivisht në një mënyrë unikale dhe kanë krijuar institucione të përbashkëta dhe zotërojnë tani një monedhë të përbashkët, përpara 60 vjetësh ishin kundërshtarë lufte të përbetuar. Kjo do të thotë gjithashtu, që trajtimi i këtij procesi tranzicioni nga lufta në bashkëpunim mund të na hapë perspektiva të reja në lidhje me premisat për një bashkëpunim paqësor.
Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.