Forumi Horizont | Gjithsej 30 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shteti i pare shqiptar; Mbreteria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=211)
-- Isuf Luzaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=286)
Personaliteti
Isuf Luzaj:
"…Asnje gje madheshtore nuk eshte krijuar ne bote vecse prej nje besnikerie heroike per nje ideal qe kryhet si mision, vetem ajo Qenie qe ka ate personalitet krijon ose reformon qyteterimin.
Personaliteti perkufizohet si e vetmja qenie e personalizmit, nje term modern qe i aplikohet cdo lloj filozofie qe e konsideron vleren supreme si celes te kuptimit te realitetit. Personalizmi tipik origjinal dhe fetar, i perdorur per here te pare ne Amerike ne vitin 1863 nga Bronson Alkot, per te perkufizuar doktrinen e realitetit qe, principi i kesaj bote eshte nje Person i shenjte i cili e mban universin ne aktivitet per nje vullnet si nje proces evolutiv krijonjes. Ne Epistemologji, personalizmi eshte ekzistenca qe vleresohet nga nje burim i njellojte me mendimin qe mendohet vetem nga Personaliteti. Personaliteti eshte teresia mendonjese, krijonjese, udheheqese, reformonjese e popujve per miresi, perparim, dituri, barazim, dashuri te njerezve ose te njerezimit. Raca jone u ka dhene te huajve me shume sesa ka mbajtur per vete. Persona ne pozita te larta lufte, si te Romes, Turqise, por keta persona nuk kane patur Personalitet. Ne qofte se ndonje lexonjes kurioz deshiron te dije ndryshimin ose distancen ne mes te dy termave, le te studioje Spinozen dhe Martin Heidegerin ose Leibnizin dhe Sartrin. Ne qofte se deshiron te kenaqet me me pak miell te mullirit tim, le te lexoje vepren time, “Persona dhe Personaliteti”.
Personaliteti nuk eshte komplet, sepse sundon nje popull, cliron nje popull ose grabit e sundon popuj te tjere, jo. Personaliteti i ben te lumtur si popullin e tij, fqinjet e tij ose edhe me tutje popujt e tjere. Nuk ka vend ketu me tutje as analiza ose psikoanaliza, as sociollogjia matematike, as filozofia e politikes, as analiza e politikes, as arsyet dhe shkaqet e ndodhive qe krijojne njerezit e ashtuquajtur Burra Shteti ose Njerez te medhenj…"
Gjithsej 30 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.