Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- JEHONA E MALLKIMIT ( nga Daku) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3184)


Postuar nga Klodel datë 09 Dhjetor 2003 - 23:56:

X

Ate dite kisha ditelindjen.Ne shtepi kishin ardhur shoket si dhe Helena qe s’me ndahej asnje çast.Ishim plasur te gjithe tek salloni i madh dhe po pinim per qejf,ndersa nje muzike e çmendur na çante veshet.Prinderit e mi ishin zhdukur sipas deshires sime.Ne nje divan ishte shtrire Niko me Timin,qe flisnin pa pushim kot se koti ,duke pire cigare dhe gjerbur nganje çike shishen e uiskit.Une isha ulur ne toke me Helenen mbi disa jasteke te vegjel.Ajo ishte mbeshtetur e tera nga une dhe po fliste me Dikun,nje djalosh ezmer pa pike truri.Ishte qyfyrexhi qeni dhe ne qeshnim me sa fuqi qe kishim me budalliqet qe thoshte.Nganje here shtrieshim pertoke nga gazi ,mekeshim fare per momentin aq sa na dhimte stomaku.Kishin ardhur dhe dy vajza,Xhoi me Sabinen qe benin muhabet per hesap te tyre,ulur neper kolltuqe.Dorin e kisha ftuar ,por erdhi thjesht te me jepte dhuraten e saj ,pastaj iku megjithe lutjet e mia te zjarrta.Nuk e duronte dot prezencen e Helenes.
-Bono,s’me besohet qe mbushe 17 vjec,-me tha Timi,-nuk e marr vesh pse je kaq i vogel,do te rritesh ndonjehere apo jo?
-O Timo,pse je kaq bole mor burre?Sa here te kam thene te mos m’a permendesh moshen time.Ti kujton se kam une faj qe iu tek pleqve me vonese te benin qejf dhe te me nxirrnin ne drite?
-Pse?!Mua me pelqen te jem gjithmone e vogel,-u hodh Helena,-nuk dua te rritem.Gjithmone diten e ditelindjes zgjohem duke qare ,nuk mund ta pranoj dot qe me iku dhe nje vit nga jeta.Eshte e tmerrshme kur mendon se ndonje dite do te plakesh e do te vdesesh…..
-Ç’jane keto budalliqe qe thua mor lal.Ti do dhe nje shekull te behesh grua,je akoma femije i vogel,-i thashe Helenes mbasi i hoqa nje te puthur te fuqishme ne floke.
-Nuk jam femije,-m’a ktheu Helena e fyer.
-Je….
-Nuk jam….
-Je …
-Nuk jam te thashe ,-tashme me kishte vene poshte dhe mundohej te me mbyllte gojen me dore,por une nuk e lija dhe qeshja,-nuk jam me femije ,more vesh?S’jam me femije….s’jam me femije..
-S’e marr vesh çfare mutin ke xhanem,-i thashe paksa i nevrikosur,-nga njera ane qan se s’do te rritesh,nga ana tjeter s’do te jesh me femije,nuk te kuptoj fare.
-S’jam me femije..
-E mire nuk je.Dhe me pelqen me shume keshtu si je.
-Si jam?-me pyeti ,ndersa nje buzeqeshje e lehte pershkoi buzet nga kenaqesia.
-Kalama….-iu pergjigja dhe fillova te qeshja.Edhe Niko me Timin sa s’po ulerisnin nga te qeshurat.Helena ngriu per nje moment dhe ngerdheshi lehte fytyren,ndersa nje i kuq i lehte iu shfaq ne molleza duke i dhene nje nur akoma e me te madh portretit te saj te mrekullueshem.Iu afrova ta puthja por m’u largua.Fillova ta ndiqja neper sallon por s’e kapja dot.U hodh mbi divan ku ishin shtrire Niko me Timin dhe pas saj u hodha dhe une.Po qeshnim si te çmendur ,ashtu njeri siper tjetrit.
-Çuna ,hajde dalim se s’me rrihet me ne kete shtepi muti,-u hodh dhe tha Niko.
-Ku do te ikim?-pyeti Xhoi ndersa po rregullonte floket ne pasqyre.
-Ja plasim nga Xhozi,-thashe.Te gjithe me aprovuan njezeri dhe u nisem.Hipem ne makinen e tim eti qe ia morra pa leje .Nje fishkellime therrese u degjua kur u nisem.Perpara kisha Helenen ,ndersa prapa ishin plasur te tjeret.Timi nuk kishte harruar te merrte shishen e uiskit te cilen e gjerbnim te gjithe here pas here.Ishim rrumbullakosur mire dhe kendonim e ulerisnim,ndersa kasetofoni ishte ngritur ne kupe te qiellit.Helena per nje moment u var krejtesisht ne dritare dhe thiri me sa kishte ne koke:
-Jam e madhdheee…….. uuuuuuu……..Ej babush …do te ta kishte qejfi nje yll si puna ime sonte …?-ngacmoi nje plak nga ato te rrugeve i cili filloi te shikonte nga te gjitha anet ,pa e marre vesh se nga i erdhi zeri.Makina ishte bere ere.
-Boniiii….te dua plakushi im……17 vjec…je kalamaaa ….kalamaaaaaa…..-me iku gjaku nga fytyra Shkela menjehere frenat dhe e kapa per rrobash.Mezi e futa brenda.
-Te ***sha mamin……do te vdesesh he……do te vdesesh…?!-dhe ia futa me grusht kasetofonit qe pushoi menjehere.Helena hapi deren dhe doli jashte me turfullime
-******hate muti…..-uleriti dhe filloi te godiste me shqelma rrotat e makines.Per pak sa s’i theu fare fenerat te cilet u krisen disi.Dola dhe une dhe e kapa per krahesh qe te qetesohej.
-Je ******hate mutii…..e te dhjefsha mu ne makine …..Çfare mutin kishe xhanem.Si i fut ato frena ashtu …deshe te me hidhje ….-me thoshte ndersa une tashme i qetesuar dhe mundohesha ta perqafoja ,ndersa ajo me godiste me duar ne koke ,ne trup ,ku t’i zinte dora .Me ne fund arrita ta perqafoj me zor dhe fillova ta puth ne sy ,ne faqe ,ne buze,gjithandej.Ndjeja lotet e saj te nxehte qe me lagnin fytyren.
-Me ler……..i poshter…..te urrej……te urrrej,-me thoshte dhe mundohej te me shkeputej,por une e shtrengoja fort.
-Me trembe mor lal…..thashe se do te bije …..mos e bej me…more vesh…..mos e bej me…..
Helena u qetesua dhe filluam te putheshim si te çmendur.
-Hej ,çfare muti beni ju te dy atje?!Keni ndermend ta ndizni makinen apo jo ?-thirri Xhoi
-Vertet ,ndizeni ate makinen e qire e te ikim,-u hodh Timi,ndersa gjerbte me gllenjka te medha uiskin.
-Ndize ate makine te qire ne kete moment,-u çorr Diku dhe ne u bindem duke qeshur.

Me ne fund arritem.Parkova makinen ne nje vend qe m’u duk i pershtatshem,pastaj u nisem per tek klubi.Rruget ishin plot me te rinj,edhe tek dera kishte goxha njerez.Disa prej tyre i njihja.
-Hej,Bono,si je mor lal,-u hodh njeri
-Mire babe,sot bej 17 vjet te dhjera,-i thashe ndersa po hynim.
-Vertet?!Ke ditelindjen?!
-Qafsha plaken.
-Hajt dhe njeqind.!
-Dhe njeqind,Bono!-tha njera nga vajzat qe njihja,-Po pse, s’thua mor bir qe qenke i vogel.Hajde se do ta lagim.
Pershendetem gorrillen tek dera dhe filluam te zbrisnim shkallet qe ishin plot me te rinj.Nje afsh i qelbur bari na pushtoi te gjitheve.Muzika ishte e bukur si zakonisht.Une u ula me djemte dhe Xhoin ne bar,pasi morem nga nje birre,ndersa Helena,Sabina dhe Diku u sulen ne piste te kercenin.Helena ishte bombe fare ate nate.Ajo vajze te shtynte ne ngasje me epshin qe i buronte nga te gjithe poret e trupit.Per nje moment u bera xheloz ngaqe te gjithe djemte po e shihnin me admirim,por ajo s’e kishte mendjen fare.Kishte humbur nen tingujt eksitues te muzikes dhe kercente ne nje menyre qe te terbonte, megjithese nganjehere mezi e mbante eikulibrin ngaqe ishte bere tape.Pashe Fredin qe ishte ulur me nja dy goca ne nje tavoline.
-Bono….o Bonoo…….Bonii…,-filloi te therriste sapo me pa,-Hajde ketu tek plakushi jot i dashur.Me ka mare malli.
-Pse s’çohesh ti te me takosh,******hate,apo s’te lene ato kurvat.
-Kurve eshte plaka jote,******hate muti ,-u hodh njera nga vajzat e fyer dhe me tregoi gishtin e mesit.Une i ktheva pergjigje ne te njejten menyre,ndersa Fredi filloi te qeshte si gomar.Vazhdova te bej muhabet me çunat ,megjithese nganjehere e humbja duke pare Helenen.Po me çmendte ajo vajze….
-E degjove kengen e re qe kane nxjerre “Chemical brothers”?-me pyeti Xhoi
-Jo,-i thashe ,-si eshte e mire?
-Perle fare.E ka Diku me duket,po te duash merrja.
-E dini qe birra te le impotent?-u hodh Timi ndersa po kthente here pas here me lezet shishen e birres.
-Po pse e pi atehere,-e ngacmoi Xhoi
-Sepse jam nje hamshor i vertete ,aq sa i tremb femrat,prandaj dua te zbutem disi.
-Ik mor Tim ,bjeri me dore ne hale se s’pjerdh ndonje femer per ty,-tha Niko ndersa po porosiste dhe nje birre tjeter.
-Çfare the ?!-u prek Timi dhe u çua nga karrigja e larte,-Per mua pjerdhin te gjithe, qafsha plaken,-filluam te gjithe te qeshnim ,ndersa Timi i nevrikosur,duke dashur te ulej serisht ne stol,i rreshqiti kemba dhe u shtri si lope ne dysheme.Per pak sa nuk u drodhen muret nga te qeshurat.
Pashe nga pista por Helenen s’ma zune syte ne tere ate rremuje.U shqetesova shume dhe u nisa ta kerkoja .Me ne fund e gjeta duke biseduar me Fredin,te ulur ne nje tavoline disi te fshehur.Me erdhi mendja verdalle nga inati dhe xhelozia bashke.Iu afrova me te shpejte dhe e mora Helenen per dore.
-Mendohu dhe nje here per ate qe te thashe,-i tha Fredi ndersa po iknim
-Ik mor te ***sha mamin,sa here te kam thene qe me Helenen s’ke pune.Eshte zone e ndaluar per ty,******hate,-nderkohe Helena kishte ikur para meje.
-Hej,Bon,mos u bere xheloz babe?-me ngacmoi Fredi.Sapo u bera gati t’i ktheja pergjigje,degjova Helenen qe po therriste e shante.Ktheva koken dhe pashe nje nje kuqs qe e kishte kapur per beli.Mundohej ta puthte,por Helena i shmangej dhe e qellonte me duar e me shqelma.Iu hodha i terbuar dhe i dhashe nje grusht te fuqishem,me sa me hante krahu.Djali perfundoi tek tavolina perballe,duke e permbysur ate dhe thyer shishet apo gotat qe kishte.Sa po behej gati te me sulej,une ia thyeva kokes shishen e birres qe kisha ne dore.Ne ate moment u sulen te gjithe te na ndanin.Njeri nga gorrillat me ngriti peshe sepse une isha bere si i terbuar dhe nuk desha ta lija me aq sherrin.Me pas e gjeta veten ne makine bashke me te tjeret .Niko ishte ne timon ngaqe une isha teper i dehur per ta ngare.Helena qante dhe ishte strukur ne cep pa thene asnje fjale.
-******hata e mutit,do ta vrisja fare zagarin….asnje s’duhet ta preke Helenen me dore……nuk kapen femrat me dhune,kurvaret e poshter….

U zgjova aty nga ora kater e nates.Ishte erresire totale.Befas ndjeva Helenen qe po qante.
-Helena……çfare ke shpirt…pse qan..?!-e pyeta i shqetesuar dhe e shtrengova fort ne krahet e mi.
-Te prisha …..ditelindjen…nuk desha….me fal…
-S’ka gje mor lal.Une u kenaqa….mjafton qe ti je ketu me mua dhe une jam i lumtur..
-Vertet?!Nuk me mban meri..?!-me pyeti duke u kthyer nga une.Me puthte ne sy,ne hunde,ne buze gjithandej duke me pushtuar fort si femije.
-Pse te te mbaj..ti s’ke faj.Fajin e kishte ai zagari.Por harroje tani,fli zemer,-i thashe mbasi i dhashe dhe nje te puthur te lehte.Ajo u kthye me kurriz dhe nuk u ndie me.
-Helena……..-i fola mbas disa minutash qetesie.
-He…..
-Eshte e pabesueshme e deri diku e frikshme kjo qe po ndodh me mua.
-Pse?!Boni ,çfare ke shpirt?!-me pyeti e trembur duke u kthyer nga une.
-Me duket se po çmendem mbas teje,-i thashe dhe nje hidherim i çuditshem me pushtoi ne ato momente.Helena filloi te qeshte nga kenaqesia dhe u kthye serisht me kurriz.
-Nuk te besoj,-me tha mbas nje grime,-kushedi e sata femer jam qe ia thua keto fjale.
-Nuk i kam folur kurre nje femre per ndjenjat e mia,edhe ne qofte se e kam dashur disi….por ti me tere mend qe po me çmend fare….
-Prape s’te besoj,genjeshtar ,hipokrit i dreqit.Megjithese…..ndoshta…ndoshta me do nje çike,-me tha duke u kthyer nga une,-oh shume pak…..por me premto se nuk do ta harrosh asnjehere Helenen tende te vogel….apo jo?….


  Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.