Forumi Horizont | Gjithsej 141 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)
Durrsakët, si përherë, e kanë nisur merkaton pa bujë
Teuta, më shumë "hemorragji" se gjak i ri
Ekipi i Teutës, në prag të fillimit të fazës përgatitore në qytetin e Korçës, po vazhdon stërvitjen në drejtimin e trajnerit Bici në plazhin e Durrësit. Nga ekipi durrsak janë larguar një numër i madh futbollistësh, një pjesë e të cilëve janë lënë të lirë pas përfundimit të kontratave. Ndërkohë, një pjesë tjetër janë huazuar në ekipe. Futbollistë si Renato, Memelli etj., janë larguar tashmë nga Teuta dhe në dyshim është ardhja e Ahmatajt, i cili deri tani nuk po jep ndonjë sinjal për rikthim. Në ekipin e Besës kanë shkuar 7 futbollistë të perspektivës, të cilët, me sa duket, nuk kanë gjetur hapësirën e duhur në projektet e Bicit. Gjithashtu, edhe të tjerë mund të largohen pas seleksionimit përfundimtar. Në një kohë që "hemorragjia" e largimit apo huazimit të një numri futbollistësh është prezente, në ekip ende nuk është afruar gjak i ri, ndonëse pritet ardhja e Drizës apo Merxhës. Mësohet se një grup i përbërë nga ish-futbollistë të Teutës, të cilët në sezonin e kaluar u aktivizuan me Erzenit, do të konkurrojnë në seleksionimin që
trajneri Bici pritet të realizojë deri në mesin e këtij muaji. Gjithsesi, burime nga stafi i Teutës bëjnë të ditur se është ruajtur struktura bazë e ekipit dhe se trajnerit Bici do t'i vihen në dispozicion të gjithë futbollistët që do të bëjnë të mundur realizimin e ideve të tij. Nënshkrimi i kontratës me futbollistë të tillë si Shehi, Zëre etj., tregon se strategjia e Teutës mbështetet në strukturën bazë dhe në një merkato pa shumë bujë, por efikase. Deri më datën 16 korrik gjithçka do të kristalizohet në kampin durrsak dhe boshllëqet e krijuara nga largimi i mundshëm i Ahmatajt apo Renatos pritet që të mbulohen nga futbollistët e afruar në merkato. Ashtu si tradicionalisht, pritet që Teuta të ndërhyjë në merkato pa shumë bujë, por në momentin dhe kohën e duhur, duke i dhënë në duar trajnerit Vasil Bici të gjitha kartat, me të cilat ai duhet të fitojë në garën e grupit A1.
Gjithsej 141 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.