Forumi Horizont | Gjithsej 35 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tenis (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=226)
-- Tenis (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3705)
Tenis!
Andre Agasi hipotekon një vend në gjysëmfinalen e Masterit të Hjustonit. Amerikani mbas suksesit të arritur ndaj Ferreros ka mundur dhe argjentinasin e tij Devid Nalbandian këtë herë duke hasur jo pak vështirësi. Në fakt amerikani ka ndjerë lodhjen e takimit të parë ndaj spanjollit duke lëshuar së tepërmi në lojën e tij. Një set i parë tepër i ekuilibruar ndërmjet dy tenistëve ku vetëm disa gabime të argjentiasit i dhuruan Agasit fitoren me rezultatin 7-6. Tjetër histori në setin e dytë të takimit ku Nalbandian përfiton nga momenti jo i Agasit duke e mbyllur setin 6-3 në favor të tij. Ndërkohë që amerikani rikthehet në lojë në setin e tretë të takimit duke fituar 6-4 dhe mbyllur përfundimisht takimin 2-1 në favor të tij.
Në grupin e kuq bie në sy humbja e Andi Rodik. Raketa numër 1 në botë është mundur nga gjermani Rajner Shutler që po konfirmohet gjithmonë e më shumë si një nga tenistët më në formë për momentin. Gjermani i cili humbi setin e parë me rezultatin 6-4 arriti të fitojë dy të tjerët 7-6, 7-6 duke marrë kryesimin e grupit. Ndërsa në ndeshjen tjetër Guljermo Koria ka fituar 2-0, 6-2, 6-3 ndaj Karlos Mojas.
Gjithsej 35 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.