Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Renia e kultures gjuhesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3778)


Postuar nga Fajtori datë 09 Korrik 2004 - 20:46:

Nese me lejohet

Qe te rrime shtrember e te flasim drejt:

Ne Shqiperi kane filluar te perdoren fjale te huaja pa llgari dhe kjo shikohet neper televizione dhe emisione lajmesh. Me aq pak sa qendroj une ne Shqiperi personi qe kam degjuar te perdore me shume dhe ne menyre qesharake ka qene Spartak Ngjela (se mos keqkuptohemi, si intelektual duket shume i zoti).

Une jetoj vete jashte dhe shume fjale nuk vijne ne shqip dhe nuk ekzistojne. Shume persona si puna ime ama vleresojne krejt te ekzagjeruara termat e perdorura nga televiozne dhe politikane shqiptare. Nuk me vjen ne mend ndonje shembull por eshte per te vene duart ne koke kur mundohem gjithe vitin te flas shqipen e paster dhe gjej nje shqipe te bastarduar pa qene nevoja te jete e tille.

Nga ana tjeter mendoj se shqipja eshte nje gjuhe me shume shume probleme. Na mungojne bazat etimologjike te fjaleve te cilat i dime kuptimin por nuk kane rrenje ne shqip. Kam vene re se gjuha jone eshte nje miks fjalesh: shqiptare, latine, turke, anglosaksone. Ne ate mish-mash gjuhesor eshte vertet veshtire te kuptojme cfare eshte shqip e cfare jo.

Gjithashtu ka shume limite ne sfumaturat semantike (ose te pakten une nuk gjej fjale qe ekzistojne ne gjuhe tjeter).

Nje shembull:
divergjence-mosmarrevshje
Ky perkthim nuk ka kuptim fare pasi divergjenca vjen nga ndarja e rrugeve, divergjimi, largimi nga nje rrige e perbashket. Mosmarrveshja eshte nje keqkuptim qe presupozon se ne thelb te dy jane dakort.

Nje shembull i fjaleve tona pa kuptim etimologjik:
"Inxhinier" e dime te gjithe cfare dmth, por ne latinisht ka nje kuptim te plote qe vjen nga "ingenium", te prodhosh nga brenda. Kjo fjale nuk ekziston tek ne. Nuk kemi forma te tjera si "ignegno" per te pershkruar nje shpikje, ndersa ne shqip fjalori perkthen "ingegno" si zgjuarsi apo mendjemprehtesi, qe ska lidhje fare me idene semantike.

Si perfundim: Eshte fakti qe tani jetojme ne kultura te tjera qe kane sfumatura fjalesh te cilat shqipja nuk i ploteson dot, prandaj detyrohemi te perdorim troc fjalen e huaj me nje interlokutor qe na kupton (qe ndoshta jeton jashte). Shqipja nuk ka ndonje baze te mirefillte etimologjike ku te bazohemi per te gjeneruar fjalet e reja qe kemi nevoje. Me se shumti ka vjedhur fjale andej ketej nga popujt e tjere pa rrjedhur nga nje kulture gjuhesore e sigurte sic ka rrjedhur Spanjishtja dhe Italishtja nga Latinishtja. Ndryshe nuk do kishim keto probleme gjuhesore dhe kaq shume fjale te huaja ne fjalorin shqiptar.


  Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.