Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Boks (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=223)
-- Luan Krasniqi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4203)


Postuar nga qershor13 datë 22 Korrik 2004 - 14:21:

Krasniqi: Do ta mbroj titullin në korrik

Data 30 korrik do të risjellë në ringun profesionist Luan Krasniqin për të mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të stafit të tij. "Data 30 korrik është muaji që do të kthejë në ring boksierin Luan Krasniqi për të mbrojtur titullin EBU,"- ka bërë të ditur Kristof Ribarçik, zëdhënës i kompanisë që promovon duelet e kampionit të Evropës, Universum Box Promotion (UBP). "Data e sigurt është caktuar në fakt nga kanali televiziv ZDF, i cili do të transmetojë drejtpërdrejt duelin e ardhshëm të Luanit,"- ka thënë Ribarçik. Sipas tij, Krasniqi në fillim duhet të bëjë një mbrojtje vullnetare të titullit, ndërsa më vonë do të ndeshet me sfiduesin zyrtar, Timo Hofman. Hofmani, aktualisht është kampion i versionit ËBO Intercontinental në kategorinë e rëndë dhe ka një rekord prej 30 fitoresh (17 me nokaut) dhe tri humbje. Versioni evropian i boksit profesionist, European Boxing Union (EBU) ka caktuar datën 14 qershor si të fundit kur duhet të përfundonin bisedimet për caktimin e duelit Krasniqi-Hofman. Një rimeç të mundshëm me turkun Sinan Samil Sam, zëdhënësi Ribarçik e ka mohuar për momentin. "Largimi i tij nga kompania jonë nuk është arsye e rimeçit, sepse një rimeç mund të ndodhë vetëm pas duelit me Hofmanin dhe nëse dëshiron Luani t'i japë atij rimeç,"- ka thënë ai. Një performancë e mirë ndaj Hofmanit do të mund t'i hapë dyert boksierit kosovar me shtetësi gjermane për të sfiduar titullin e botës. "Në qoftë se paraqitet mirë në mbrojtje ndaj Hofmanit, që do të shënonte dhe ngritje të emrit të tij në rang-listat botërore, Luani do ta ketë të hapur rrugën për të sfiduar ndonjë titull bote. Aktualisht, gjërat nuk janë shumë të qarta në duelet e peshave të rënda, por një gjë është e sigurt: Luani akoma nuk e ka treguar gjithë potencialin që ka dhe, sigurisht, këtë do të ketë mundësi ta tregojë edhe në duele të tjera, që do të zhvillojë në të ardhmen,"- ka përfunduar Kristof Ribarçik. Hofmani 29-vjeçar, pas deklarimeve se do të jetë sfidues zyrtar i Krasniqit, ka shënuar dy fitore, ndaj Korei Sandërsit (partner i Luan Krasniqit në duelin e fundit) dhe Kuin Navarres. Luan Krasniqi e kishte fituar titulliun EBU për herë të parë në janar të vitit 2002, ndërsa e ka dorëzuar në mbrojtjen e parë më 20 korrik të dy vjetëve më parë ndaj Pzhemislav Saletës. Dita e të Dashuruarve e këtij viti, 14 shkurti, ka qenë data kur Krasniqi 32-vjeçar ktheu titullin, duke mposhtur turkun Sinan Samil Sam pas 12 raundave në bazë të vendimit të gjyqtarëve. Deri tani, ai ka shënuar 29 fitore (12 me nokaut) dhe një humbje. Dueli Krasniqi-Hofman është zhvilluar gjatë vitit 2001, kur Hofmani mbante titullin e kampionit të Gjermanisë në boksin profesionist. Ai kishte hequr dorë nga titulli për t'i ikur një ballafaqimi me junikasin, i cili më vonë e fitoi duke mposhtur Rene Hanlin.


  Gjithsej 21 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.