Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Ku qendrojne shkaqet e nje opozite destruktive ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4944)


Postuar nga Fajtori datë 03 Korrik 2004 - 07:36:

Data shenon Korrik 2004. Llogjika jote analiste do kishte sens sikur te ishim ne vitin 2000 por ne vitin 2001 ka patur zgjedhje te tjera. Atehere cfare lidhje ka viti 97 kur jemi ne 2004-en me disa data zgjedhore ne mes, e fundit Tetor 2003.

Se dyti:
Para se te konsiderohet nje veprim parlamentar si antikombetar duhet menduar shume mire. Ne fund te fundit eshte kollaj te hidhen fjalet ne rremujen morale dhe istitucionale qe ekziston ne Shqiperi, por duhen degjuar ata qe marrin vesh dhe duhen pare shume interesa, jo vetem ana qe intereson.
Kjo nuk dmth se une aprovoj ate qe ben parlamenti, por nuk me pelqen moda e konluzioneve te pergjithshme ne baze me argumenta te anshme. Qe te arrihet nje llogjike duhen pare te gjitha anet. Psh per dike mund te jete antikombetare te digjen plehrat italiane ne Shqiperi, ndersa per dike tjeter mund te jete nje arritje krijimi i nje marrveshje qeveritare te atille, ku parashikohet eliminimi i plehrave shqiptare pa para.

Cdo gje varet si e sheh dhe po te kapen gjerat vetem nga nje ane mungon dialogu me anen tjeter. Ndoshta eshte pikerisht kjo qe mungon tek opozita.

Ajo qe do ishte bukur eshte sikur opozita te pranonte vullnetin e popullit dhe te bente rolin qe i takon, per te cilin marrin rrogen, pra te plase trute ne parlament. Problemi kryesor i opozitave tona eshte se duan te bejne si shpetimtare te kombit, gjoja sikur ndjejne pergjegjesine e "katastrofes" qe po ndodh kur ne pushtet hipen kundershtari.

Ne perendim politikanet hyjne ne zgjedhje me pergjegjesine e nje politikani, pra me rolin e perfaqesuesit te popullit brenda sistemit kushtetues. Kur humbasin zgjedhjet marrin pozicionin e opozites dhe PUNOJNE ne opozite ne respekt te ligjeve ne fuqi.
Opozitaret tane nuk i pershtaten konfigurimit politik qe nxjerr populli, prandaj edhe nuk pranojne ligjet qe pozita aprovon me shumice votash. Nuk eshte pergjegjesi e opozites nese maxhoranca aprovon ligje qe i duken te padrejta... eshte pergjegjesi e popullit qe zgjedh ate maxhorance. Opozitaret tane kete nuk e kuptojne dhe duan te aplikojne drejtesine jo sipas ligjit, por sipas llogjikes se dhunes, braktisjes dhe demostratave.

Shkurt, problemi i politikaneve tane eshte me se shumti se nuk pranojne dot humbjen dhe nuk pranojne sovranitetin e popullit te tyre. Vete mesazhi yt analiste tregon sesi ne 2004 qeveria konsiderohet akoma e paligjshme.

Dicka e fundit.
Qe nje opozite te beje ato qe thua ti analiste duhet qe maxhoranca te ndjeje konkurrencen opozitare ne opinion publik. Pra opozita duhet te jete konkurrente e denje e maxhorances aktuale. Si mund te beje hajer nje opozite qe njerezit nuk e shikojne si alternative qeveritare? Qe te jap shembull konkret marrim situaten aktuale. Njerezit vertet kane pakenaqesi nga qeverisja socialiste por nuk shikojne zgjidhjen tek PD-ja dhe Sali Berisha. Kam rreth nje vit qe pyes njerez dhe shumica e mendojne tamam keshtu: "Mire hoqe keta, po ke do vesh. Sali Berishen?".

Cfare roli opozitar mund te luaje nje opozite kur nuk shikohet si alternative e qeverise aktuale? Nderkaq, sipas llogjikes time, pyetjet qe mbeten jane: Pse opozita aktuale nuk shikohet si alternative? Do e nderroje sot qeverine aktuale me opoziten?

Natyrisht pergjigjet mbeten personale, por ndihmojne per te kuptuar pse kemi keto opozita dhe keto qeveri.

Gjiiiithe te mirat.


  Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.