Forumi Horizont | Gjithsej 21 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- BE - Shqiptaret - Zhgenjimi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5208)
Eneid
O shok postimi jot eshte i fuqishem.Eshte llogjika e nje njeriu me kulture e perzier me mllefin e nje shqiptari te mire.Po cfare t'i besh?Zoti keshtu na i percjell mallkimet ne shqiptareve me ane demonesh me kombesi shqiptare dhe gjak te prishur.Vella te gjithe e kane fajin per kete batak ku jemi zhytur.Populli e ka ca,lideret e kane shume,te huajt e kane ca,por te huajt bejne krim qe e mbajne Shqiperine ne kete gjendje.Tallen me popullin shqiptar.U bejne kercenime lidereve shqiptare se po nuk bashkepunuan dhe po nuk mbyllen trafiqet nuk do ti fusin ne europe.Ketu eshte absurditeti me i madh i diplomacise Europiane dhe krimi qe po i bejne ketij populli.Europa qe i ka ndjekur prej 13 vjetesh zhvillimet ne shqiperi dhe ka ketu lloj lloj diplomatesh e njeh shume mire papergjeshmerine dhe qeverisjet korruptive antikombetare te liderve shqiptare,vazhdon i kercenon,per mos futje ne BE,dhe ne fakt nuk po na fusin.Dhe me keqardhje po konstantoj se lideret shqiptare bredhin neper europe sa here tua dete qejfi(se detyra rralle i con).Europa u kerkon lidereve shqiptare te mbyllin trafiqet,pra u kerkon trafikanteve te mbyllin rrugen e miliardave.I kerkojne Berishes te jete opozite konstruktive,qe me pak fjale do te thote futi dhe ti Berishe ca leke,se cfare mund te ndertosh me Nanon?Me pak fjale Europa kercenon per mosfutjen ne Europe shtetin e atyre qe nuk e duan shtetin,popullin e atyre qe nuk e duan popullin,kercenojne ata qe e kane Europen si shtepine e tyre.Pra europa tallet dhe shqiptaret mbyten,Europa ben nje raport,palet shqiptare e mesyjne Rognerin per konferenca shtypi,ndersa shqiptaret hyjne ne borxhe deri ne gryke per te vajtur ne Europe,sekur do ikin ne hene.Europa turperon veten dhe vazhdon vazhden e padrejtesive kunder popullit tone dhe shqiperise.Kur ne nuk na duan tanet mendo sa na do Europa.Sa turbull dhe pa emra konkrete i ben europa raportet,enkas qe te vazhdoje corba e papergjegjshme akuza dhe kunderakuza te politikes shqiptare dhe ne fund populli me i keqperfolur i Europes ngelen shqiptaret.Mos e thente Zoti te perfliten per keq politikanet shqiptare.Populli yne eshte foshnje fare...i pafajshem...Mire toka i duroka keto vampire,por si i duron populli,qe akoma nuk e kupton se ka votat ne dore,plumbat qe do ti godasin ne balle shenjt-shejtanet e politikes.
Gjithsej 21 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.