Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Nje i madh ka thene- Ç'DO POPULL KA QEVERINE QE MERITON - A E MERITOJME NE VERTET ATE (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5410)


Postuar nga Klodel datë 09 Korrik 2004 - 22:19:

Re: Nuk ka asnje dyshim

Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be
une mendoj qe nuk ASNJE DYSHIM qe e meritojme ate qeveri.
E zgjodhi populli, prej popullit, per popullin.

Them pa asnje dyshim, sepse ne vete si popull jetojme dhe llogjikojme ne te perditshmen tone metoda e ide mesjetare.

Ne mesjete qenia njerzore, e veçanerisht femra ka qene "plaçke" diçka qe shitet e blehet.
Sot ne shoqerine tone, qenie njerzore a gezon valle respectin dhe trajtimin qe meritoN?????
Une them se JO.
Ne shqiptaret jemi ata qe nxjerrim femrat tona ne rruge.... a nuk eshte kjo mesjetare???
Ne shqiptaret jemi qe e vrasim qenien njerzore per ""te drejtat"" tona... a nuk eshte kjo mesjetare?
Ne shqiptaret per interesin personal nuk bejne syte drite...
a nuk eshte kjo mesjetare???

e sa e sa ....

Atehere pse te shpresosh qe nga nje popull i tille te dale nje qeverri ndryshe nga ajo qe kemi???

Les ta mbajme me shendete , miq te dashur.

Perderisa ç'donjeri nga ne nuk ndryshon ne veteveten e tij, pse te shpresojme qe shoqeria jone te ndryshoje?
pse te shpresojme per qeveritare te ndershem?



erzeni me fal por cfare lidhje ka nxjerrja e femrave ne rruge me meriten e qeverive.

tokvili ka thene dicka me mend. ligjvenesit edukojne masat. ne rastin kur ligjvenesit qe bejne ligjet jane te paert qe nuk i zbatojne ato sepse e konsiderojne veten mbi ligjet, atehere c'duhet te beje njeriu i thjeshte? nese shihen fenomenet tashme masivisht te shfaqura ne shoqerine shqiptare kryesisht motivohen ose kane pike referimi sjelljen e pushtetareve.

fajin e ka sistemi megjithate ka nej zgjim ne popullsi. NUk jam dakort me pergjithesimet.
se pari duhet patur parasysh perqindja e atyre qe shkojne votojne qe eshte nja 30 %. duhet marre parasysh qe njerezit e afte intelektualet njerezit me vizion ne nje menyre apo nje tjeter jane shtrenguar te emigrojne dhe nuk mund te votojne. ( megjithate mbeten shqiptare ).

e treta nuk ka asnje alternative dmth njerezit zgjedhin te keqen me te vogel megjithese beter jane te gjithe.

problemi qendron tek pushtetet e pandara, tek mungesa e kontrollit dhe balancave checks and balances mes pushteteve, tek autokracia e motivuar nga sistemi aktual politik.

mendoj qe populli shqiptar nuk i meriton ato qe ka ne koke. thjesht nuk ka alternativa perzgjedhese. te shpresojme qe ne 2005 do kete ndryshime .


  Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.