Forumi Horizont Gjithsej 212 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6777)


Postuar nga jimmy84 datë 08 Prill 2005 - 16:43:

Ketu u permend ai rasti i bimes: Bima del nga fara, fara mbillet nga njeriu. Por njeriun? Zoti do thoni ju. Po Zotin? Ai ishte edhe me perpara. Po si ta vertojme ne kete kur per ne eshte e paimagjinueshme? Po ky Zoti po na e ben me ta futme, edhe nuk na ka bere te afte qe ta imagjinojme edhe do qe ta besojme. Sa thelle qe e paska menduar. Po populli yne ka nje shprehje "Mos hyr ne uje te turbullt". Keto qe thoni ju i thone te krishteret, (katolike, ortodokse dhe nja 700 sekte te ketij kallepi), Zotin propogandojne edhe budistet. Dhe e dini kush eshte me e bukura: TE GJITHE JANE TE LUMTUR ME ZOTIN E TYRE. Por meqe Zoti thote qe une jam VETEM NJE dhe une i ndeshkoj ata qe besojne ne fe te rreme, atehere i bie qe nuk qenka Zoti ai qe i ben te lumtur por eshte besimi. Besimi se do behen me mire, i ben te ndihen mire, besimi se Zoti nuk do i braktisi i ben te kene besim ne vetvete dhe te perballojne me lehte streset dhe hallet e tyre, besimi se Zoti do i sheroje i ben qe te kene imunitet me te larte ndaj semundjeve dhe kur punet u shkojne keq apo shendeti u keqesohet kalojne nga "dega" Zoti do me ndihmoje tek "dega" ky eshte vullneti i Zotit dhe une duhet te perulem. Dhe kjo i ben ata qe ta perballojne me mire te keqen qe u ka rene ne dere. Kjo eshte arsyeja se pse ka dale shprehja "Zoti nuk ekziston por duhej shpikur".


  Gjithsej 212 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.