Forumi Horizont | Gjithsej 36 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Qivuri i profecisë së Marksit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6783)
ah po
Perseri e keni gabim.Me siper kemi fol per anen politike te muhabetit dhe se sa demokratike eshte ,dhe ne prag te zgjedhjeve a do te ishte nje fatkeqesi qe shqiperia te perfundonte si venezuela ( dhe une ketu ju kundershtova) duke thene qe nqs te gjithe shqipetaret dalin dhe votoje ( fakti qe ne venezuele kishe edhe rradhe qe arrinte ne tre kilometra per te votuar ) dhe zgjedhjet do te jene po aq te lira sa ne venezuele atehere une nuk e kuptoj perse shqetesoheni ju nqs doni nje zgjidhje demokratike te problemit?ah po nqs ju doni qe ti beni popullit mire me dhune ,te vendosni nje pushtet kunder vullnetit te popullit qe do te bente mrekullira atehere sic ua kam thene edh eme lart kjo mbetet nje ceshtje per tu diskutuar, por atehere une do tju quaja nje fanatik te idealit marksist.
Saper pergjigjen tuaj mbi renien e prodhimit ne venezuele une mund tju jap disa shpjegime shkurt , megjithese na duhet te hapim teme posacerisht mbi kete subjekt qe ta trajtojme ne menyren qe i takon.
duke e filluar mund te them qe nuk eshte aspak eksperiment marksist, por reforma te nevojshme per te ndryshuar shoqerine nga nje shoqeri skllaverish analfabet te korporatave amerikane dhe mbreterve kapitalist te venezueles , ne nje shoqeri te lire dhe te edukuar.edhe ne cfaredolloj aspekti nuk eshte marksist , kjo eshte vetem nje tallje propagandistike qe behet nga kundershtaret e Chavez-it.Chavezi nuk ka persekutuar asnje pronar tokash ,apo kapitalist te majmur.
Ulja e prodhimit ,ngritja e cmimeve dhe stagflacioni nuk jane asgje tjeter vecse nje periudhe tranzicioni gjate reformave ,e nderthurur per dreq me perpjekjet e opozites dhe oligarkeve te naftes etj per te hedhur balte mbi reformat.Te gjith e kuptojne qe do te kete sakrifica ne transformimin e nje shoqerie ,sepse do te hiqen femijeve lopatat nga duart dhe do tu jepen libra,sepse fshataret duhet tja fillojne nga zeroja per te ngritur nje biznes te vogel,sepse do te ngrihen spitale dhe shkolla per popullin e varfer ne vend te fabrikave etj dhe per mendimin tim dhe besoj edhe per mendimin tuaj keto zgjasin te pakten 15- 20 vjet qe te jemi optimist.
le te shpresojme qe edhe politikanet shqipetare do te kene kete dashamiresi dhe vullnet per te ndermarr reforma per te luftuar anafalbetizmin, korupsionin,per rimekembjen e ekonomise , bashkimin e popullit te vogel dhe te percare,te kene vullnet ta shperblejne votebesimin dhe populli do te dij si tua shperblej.
flm
Gjithsej 36 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.