Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Dashuri e ndaluar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9601)


Postuar nga Indrit datë 21 Janar 2006 - 00:01:

Isra, ja edhe nje cope per qefin tend...

Pasi kishin marre nga nje krah te mire me dru u kthyen qe te dy brenda ne shtepi, dhe Nadia nuk ndjehej e qete derisa gjeti nje lecke dhe filloi te laje shtepine mire e mire.
Nderkohe brenda shtepise kishte rene nje qetesi e dendur.Pasi hoqi pluhurat e medha u ndje shume e lodhur, dhe mendoi te merrte nje sy gjume prane vatres.
Ashtu beri, u shtri dhe hodhi persiper nje batanije te vjeter.
Kishte mbi 24 ore qe nuk kishte mbyllur sy, kishte aq kohe qe nuk e kishte pare Enesin ne enderr…
Akoma pa mbyllur syte shfaqet imazhi simpatik i Enesit,me ate buzeqeshjen karakteristike qe e shoqeronte kudo.
Kaloi caste te bukura me kete fantazi, por jo shume gjate pasi plaku ja prishi gjumin , duke e ftuar te hane darke e te flinte siper ne krevat.
Pasi hengren gjellen qe kishte gatuar i moshuari, folen pak me njeri-tjetrin dhe vendosen te flene.
Nderkohe qe Nadia bente sikur flinte, plaku u ngrit ne gjunje, ngriti te dy duart lart dhe nisi te fliste me ze te ulet.C’te jete valle? Me ne fund e kuptoi qe ai i lutej Zotit i pergjunjur, dhe midis lutjes ishte edhe nje fraze e ngjashme me kete: “O Zot, ti je fales, e pelqen faljen, ndaj me fal mua.
O Zot me bashko sa me shpejt me time bije, nderkohe ndihmoje edhe kete vajze te mjere, nuk ka dyshim se Ti je Meshirues i madh.
Kaq tha plaku dhe u mbulua me jorgan kembe e koke.
Sa njeri i mire tha Nadia me vete, sa i sinqerte ne lutje, cfare zemre…
E nderkohe per te paren here edhe ajo ju drejtua Zotit aq sinqerisht, duke I thene, o Zot te lutem me ndihmo, dhe me mbro nga e keqja e cdo keqberesi” dhe pas kesaj ra te fleje akoma me e qete sepse ishte shume e sigurte qe Zoti nuk do ta humbte.

Vijon--


  Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.