| Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 » Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Gjakmarrja Ne Shek 21 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15870)
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Prandaj shume burra violente ne familje ndaj grave dhe femijve te tyre, qe erdhen ne Amerike po u drejtohen burgjeve, se akoma kujtojne se jetojne ne Shqiperi.
po kjo .................. ç'far lidhje ka me gjakmarrjen ???
Kundërshtusja ... ( u uroj me gjith shpirt të gjithëve që kurrë mos u ndeshnin në të tilla situata ) .................. por , kjo shprehja jote : shyqyr Zotit !!! - le shumë për të dëshiruar ( pasi Zoti osht gjithmon në gjumë në kësi rastesh ) ................ dhe zgjidhja i ngelet o shtetit ....... o atij fatkeqit ( vetgjyqësi )
Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
po pra nuk zbatohet ligji, masanej se mos e pranoj gjygjetari perse se denoj, ai ma tha mua ngaqe isha njeri i ti.. Ok pytje per ty trull: ne kete rast ca do kishe ba ti nese do i ndollte motres tande?
Po ty Glaukus te kane bere ndonje padrejtesi qe qenke kaq i revoltuar apo me c'ke degjuar?
Piktori,nuk mund t'i meret jeta nga ana e prindit femijes i dashur.Ne cfardo rrethane qofte,ka zgjidhje te tjera per njerzit e llogjikshem.Ti je besimtar dhe e di se jeten nuk ta merr robi, por zoti i dashur.Jo vulgare qe eshte ajo lloj menyre te menduari e te vepruari,por edhe tejet kriminale e antinjerzore.Ne anet tona kame degjuar dhe kam jetuar edhe vete raste ekstreme qe nuk jane zgjidhur ne menyre kriminale.Po te tregoj nje rast ketu e 66 vjet me pare.Nje vajze e nje fisi ne nje fshat ngeli shtatezane.U muar vesh kjo pune dhe familja e vajzes u turperua aq shume sa nuk i shihnin dot njerzit ne sy kur takoheshin.U mblodhen pleqte e fisit per te vendosur se cdo te benin me vajzen.Te gjithe thane ta eleminojme me perjashtim te nje plaku.Po si do te bejme me kete faqezeze qe na futi ne dhe tha i jati.Do me prisni nje jave mua tha plaku dhe une do te gjej nje zgjidhje.Ashtu u be.Plaku i hypi kalit e shkoj tek nje mik i tij ne zonen e Beratit.I trgoi per situaten dhe i tha se duhet te me gjesh nje burre te ve qe i ka vdekur gruaja dhe t'ja japim vajzen.Po i tha ai.Shkuan ne nje fshat tjeter dhe atje u vendos qe brenda 24 oreve vajza te sillej nga Vlora ne Berat.Atehere kur njerzit ishin me kopace nga mendja,gjendeshin edhe burra me gjykim qe nuk lejonin te beheshin krime ne familje.Po sot,qe ka metoda speciale qe per zgjidhjen e situatave te veshtira.Si thoni ju vajza?Cdo kush gabon ne jete?Per mashkullin qenka e mirqene,ndersa per femren jo? Asaj duhet ti merret jeta nga babai i saj injorant e dallkauk.Pse?
Vlora! Kjo eshte nje teme shume komplekse dhe megjthe vlerat pozitive qe mund te dalin ne nje debat jemi shume larg pergjigjeve.
U nis me gjakmarrje dhe tashme po flitet per shume forma agresiviteti.
Une mendoj se ne te gjithe boten ka dhe nuk do rreshtin kurre fenomene te tilla. problemi sot eshte jo thjeshte ne konceptet e padrejta por ne origjine e nje shkaku...! kane kaluar sdi sesa dhe sa vjet qekur eshte bere vrasja e pare e njerezimit (flas per ate biblike) dhe ende sot bota eshte plot me kroniken e zeze.
mund te ndeshesh ne shkrime edhe me perpjektet per te shkruar nga ndokush per "aftesite qe ka" per te ruajtur "burrelesherine" e vet por perderisa ne njerezit kemi ndjenja dhe jemi te ndryshem te ndryshme do jene dhe format e reagimit. Nje i mencur thoshte se pavaarsisht tonalitetit dhe permbajtjes debati dhe grindjet jane normale derisa nuk kane rreshtur fjalet dhe zene vend veprimet fizike etj. nese flasimi per incideca dhe frikera (shpesh imagjinare) te killerit qe te hyn ne shtepi dhe perdhunon etj e kemi humbur davane. Njeriun mendoj se e mban ne kontroll frika dhe nese shpeshhere njerezimi duket se eshte i ndjeshem ndaj nje vrasje kjo nuk vjen ne substance sepse ka dhimbsuri por sepse kane frike per veten e tyre.
Mencuria? E kush mund ta imagjinoje c'do te ndodhte po te merrte fund edhe ky nocion i rralle individsh akoma me te rralle.
Tung
Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
po kjo .................. ç'far lidhje ka me gjakmarrjen ???
Shyqyr zoti as ne familje apo ne fis nuk kemi patur padrejtesira te tilla.
..........Kundërshtusja ... ( u uroj me gjith shpirt të gjithëve që kurrë mos u ndeshnin në të tilla situata ) .................. por , kjo shprehja jote : shyqyr Zotit !!! - le shumë për të dëshiruar ( pasi Zoti osht gjithmon në gjumë në kësi rastesh ) ................ dhe zgjidhja i ngelet o shtetit ....... o atij fatkeqit ( vetgjyqësi )
Me fal kotka por e ke gabim. Gjakmarrja ndoshta mund te jete e keqe (atehere kur s'duhet ose kur mund te kete zgjidhje tjeter), por ti nuk mund ti vesh definicion si vrasje pas shpine.
Ka shume burra e te them me B te madhe, qe kane vrare per te marr gjak te drejte dhe e kane bere balle per balle edhe bile duke e paralajmeruar personin.
Di une person (lowlife) qe i ka perdhunuar motren 11 vjecare nji Lezhjani, dhe vellai ka ardhur nga Italia dhe ja ka mbledhur plumbin ne balle atij qe e meritonte.
Kotka, jane ca pushke qe nuk shahen dhe me thene te drejten nga ana jone i thone: "I lumte pushka" e jo ja futi pas shpine.
Iqvlora, pikerisht kete thashe dhe une mesiper qe eshte nje gabim i rende dhe normalisht duhej me e shumta ta zbonte vajzen nga shtepia.... .Perpara 50 apo 60 vitesh ka bere vaki te behesh ashtu si tek ai shembulli yt, por ja qe kohet kane ndryshuar.
Daedal, teorikisht ti mund te kesh te drejte, por ke harruar nje gje kryesore qe ne fakt eshte objekti i kesaj teme. Tek ne mire apo keq egziston akoma nje thenie "Nuk hahet turpi me buke" dhe kjo thenie edhe vret.
Kjo nuk eshte me pak burrlesheri sesa ajo e te ulurit te kokes ..... etj.
Per te marre hak nuk nevojitet mençuria. Kur kerkon te vendoset e drejta jote edhe pse ndoshta mund te jete e gabuar ti nuk kerkon mençurine.
Nuk po flasim ketu per vrasjen dhe nga vjen ajo qe ne zanafille, gjakmarrja apo hakmarrja qe po trajtojme ne kete rast nuk ka te beje as me friken dhe humbjen e sensit.
Nuk po flasim per kriminele te lindur apo burra te zgjuar apo frikacake, flasim per nje plage te trasheguar nga e kaluar dhe qe rron ne mentalitetin e malsorit, pra ne zakonet dhe traditat e shqiptarit.
Po te mos kishte shtet dhe ligje natyrisht qe kanuni do ta kishte rregulluar ne menyre perfekte jeten ne male dhe nuk do ndodhnin shume gjera qe ndodhin sot.
Eshte pikerisht kjo faze , as shtet as kanun, qe ka krijuar kete pershtjellim.
Kotka, gjaknxehtesia eshte tipike shqiptare, shoqeruar edhe me doza qe fshati yne eshte me i forte se i juaji, dihet se trimerine e bashkshoqeron budalleku. Gjakmarrja para shpine mbas shpine eshte krim dhe ai qe ben nje krim hakmerremi duke e denuar sipas ligjit sot , nqs zbatohet ky ligj.
Mirpo eshte e pashmangeshme qe shume njerez te hyjne ne gjak, dmth te vrasin ca njerez te flliqur qe kane shitur vajza rrugeve te Europes, asgje nuk mund ti ndali ata.
ne po flasim e shkembejme mendime mbi ket fenomen qe ndodh ne veri, por rrealiteti eshte krejt ndryshe. eshte e kollajt per ne ta thojme se do vras e do pres, apo do ja le ligjit etj etj. mos naj qesi zotin ne hise eshte nje thenie. se jemi pak a shume njerz pa halle, sidomos halle te tilla, por sic e kam theksuar kam shoke qe jemi rritur ne nje lagje apo zone apo ne te njejten shkolle qe kane vrare dhe jane vrare. per momentin gjithkush te vret, por kur te ftohet gjaku eshte nje loje tjeter, dhe ktu hyn gjalkmarrja. te gjkamerresh vite me vone duhet te jesh nje tip shume i vendosur, dhe nuk eshte e lehte te gjesh nje njrei kur ai e din se eshte i denuar me vdekje. prandaj disa vrahen edhe mbas shpine por kjo nuk eshte akt pabesije, kjo quhet prita/ambush, personi e din dhe e pret nje vdekje te tille.
mbi te gjitha per te vrare ne gjkftohtesi s'ma merr mendja se eshte e lehte per cdo njeri, madje edhe shume njerz te njoftur per trima kan ngrire ne ate moment por kjo nuk quhet frike. nje fjale e urte malsore/popullore thote se cdo mashkull qe ka me ner me thane bole mund te vrasi, por nje fjale e urte tjeter popullore qe perdoret ne gjithe boten edhe ata qe jane kthyer nga vjetnami e thojne, burrit eshte si t'i jepet na ate moment.
pik muhabeti sot per sot kjo shihet dhe eshte nje rrealitet trishtues per shum absevers si neve te gjithe, por historia 50-100 vjet me vone do ta shikoje me nje sy tjeter kam pershtypjen!!edhe ktu ne amerike e kane dhene ket fenomen ne Fox news chanel, si dicka trishtuese, por shume kristian besimtar ktu e quajn nje gje qe e ka dhene zoti. dhemb per nje dhemb, sy per nje sy, edhe leka kur e ka shkruar kanunin eshte bazuar me shume me ligjet e zotit, prandaj e quan barazim edhe sikur P,s te vrava nje sakat nga shpia jote dhe ti me vrave burrin me te mire te fisit, para zotit jane te gjithe njesoj. edhe siciliant jane quajtur si kafshe ktu ne amerike me zakonin e gjakmarrjes, dhe eshte e mundur se e kane marre at tradite nga shqiperia. por sot nuk i sheh kush sicilanet si te tille, pra historia po i gjykon ndryshe. nje nder filmat/telenovelat me te sukseshme ne amerike ishte Supranos, pavarsisht se quheshin mafia, shikuesit ishin te mahnitur nga traditat familjare qe jane sikur ato shqiptare, dhe gjakmarrjet qe u benin ne ate film, interpretonin gjaknxehtesin emocionet dhe bashkimin e famijes apo fisit, dhe merrnin hak per njeri-tjetrin. ne amerike ajo ishta telenovela # 1 of all time. pra edhe ne boten perendimore nuk i vlersojne si kafshe tjesht thojne larg nesh por intriguese i duket.
te gjithe njerzve i pelqen/intrigon tragjedia/drama sado miredashes dhe njerz te mire ta quajme veten, perderi sa te ndodhi larg nesh. kjo shihet edhe ne ket teme se sa shume po flasim, pra jemi pak a shume te gjithe twisted. ne asnje menyre nuk mund t'i quajm kafshe por thjesht fatkeqa.
si nje humorist i madh e thot se ne jemi te gjithe te semure ne koke: Ps, kur nje aksident fatal ndodh ne autostrade dhe dikush eshte bere copa copa, askush nuk i grah mkinas pa e kthyer koken per te vezhguar, faktikisht nese behet e mundshme mundohemi edhe ta ndalim makinen per tja hedhur nga kurjoziteti nje sy atij fatkeqi ku copat e trupit te atij fatziu jane te shperndara ne anen e rruges. ndoshta kto ndodhin per te na mesuar ne dicka nga jeta, ndoshta eshte edhe dora e zotit qe krijon tragjedina te tilla. ku ta dime ne ket fenomen, ne kohet e lashta kur ka lind nje djale i kan uruar, e marrt pushka.
si nje kalimtar i semure vezhgoj nga kurjoziteti anen e rruges nga autostrada dhe ndoshta mesoj dicka nga trgjedia ne lidhje me jeten. dhe shpresoj zoti veft dore mbi shpirtrat e pafajshem qe kan vdekur, edhe une si te tjeret them kjoft larg meje e njerzve t'mij, se nuk dime se si do rreagojme ndaj nje tragjedije te tille. kur vjen tek sitauta te tilla intense qe ka t'bejne me vdekjen apo jeten, akush nuk e njeh veten, e ma bashi naten e mire..
Shume shume ajo qe une ne parim dua te shpreh, eshte qe jam kunder cdo lloj dhune dhe agresiviteti qofte para shpine, qofte mbas shpine, si ne familje edhe jashte familjes.
Jam pro vendimeve te ligjeve. E verteta mund te vonoje, por gjithmone fiton ne fund.
Mund te humbesh nje gjyq, por mund te kerkosh te drejten me lart....
Jam pro zgjidhjeve te problemeve ne menyre te civilizuar dhe kulturuar, duke vene ne funksionim llogjiken, mendjen, zemren dhe shpirtin.
Kanuni u krijua dhe u zbatua kur nuk kishte shtete dhe qeveri, kur nuk kishte vota dhe zgjedhje.
| Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 » Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.